Nga kamioni te “shtëpia e barit”, si u zbulua mësuesi shqiptar në Angli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra shqiptarë po vërshojnë drejt Britanisë së Madhe me gomone dhe përfundojnë në kthetrat e bandave të drogës. Ky është alarmi që japin zyrtarë të lartë shqiptarë dhe ata anglezë, që duket se është pasqyruar vazhdimisht në media gjatë këtyre ditëve.

Së fundmi, ka qenë rasti i një mësuesi të edukimit fizik, që ka rrëmbyer vëmendjen e mediave.

Ai shkoi në Angli me kamion, por është kapur me më shumë se 500 bimë kanabisi që kapnin vlerën prej 275,000 £.

Emigranti i paligjshëm Kristian Zefi u përpoq të arratisej me shpejtësi nga një dritare e katit të sipërm në një çati të sheshtë në ambientet industriale dykatëshe me 12 dhoma dhe vrapoi në çatinë e pallatit tjetër, në momentin që u pikas nga policia.

Zefi, 28 vjeç, pa adresë fikse, pranoi se prodhonte kanabis. Stephen Ëelch, procedues, tha se policia ekzekutoi një urdhër droge në ambientet në Popple Street, Hull, një ndërtesë e madhe industriale dykatëshe me rreth 12 dhoma.

“Ndërsa policia u përpoq të hynte, i pandehuri doli nga një dritare e katit të sipërm në një çati të sheshtë në një përpjekje për të shpëtuar”, tha Welch. “Ai u shfaq i shqetësuar dhe mori rrugën për në çatinë e një ndërtese ngjitur.

“Ai bëri të paktën një telefonatë nga telefoni i tij celular dhe përfundimisht u dorëzua në polici rreth 55 minuta më vonë. Me hyrjen në lokal, policia gjeti një kanabis të rritur me më shumë se 500 bimë.”

Të fundit

Eurobarometri: 56% e qytetarëve të BE-së favorizojnë anëtarësimin e shteteve të reja

Presidentja e PE-së, Roberta Metsola, ka vlerësuar shifrat e fundit të Eurobarometrit ku 56% e qytetarëve të BE-së janë...

Grossi: Në Siri kemi gjetur gjurmë të uraniumit, pjesë e një programi bërthamor

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grossi ka bërë të ditur se inspektorët e institucionit që ai drejton kanë...

“Flori do rikthehet me koncert”, gazetari tregon se çfarë po ndodh me këngëtarin

Pavarësisht mungesës së gjatë, Florian Mumajesi do të rikthehet në skenën e artit shumë shpejt, madje me një koncert. Kështu tha në “Dita jonë”...

Zemërimi i Trump: Kina, Rusia dhe Koreja komplotojnë kundër Amerikës

Amerika reagon me zemërim dhe zhgënjim kundër rendit të ri të shpallur nga Kina dhe Rusia. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmes...

PS mbledh Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, zbardhet axhenda

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, në orën 09:30 minuta. Në Asamble do të strukturoret kabineti i ri qeveritar, i cili...

Lajme të tjera

Web TV