Skena të turpshme në Paris/ Mbappe shtyn Messin dhe i kërkon topin Neymarit (VIDEO\0

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi shkatërruan Clermont Foot 5-0 në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit 2022-2023,
kampionët e Francës mundën Montpellier 5-2 në “Parc Des Princes”. Neymar ishte heroi i mbrëmjes për skuadrën e Christophe Galtier. Braziliani shënoi dy gola dhe asistoi disa herë.

Ish-lojtari i Barcelonës ka rifituar formën e tij më të mirë, çka do t’i shqetësojë kombet e tjera të futbollit, ndërsa i afrohemi Kupës së Botës 2022. Goli i parë i Neymar erdhi nga një penallti e goditur mirë në minutën e 43-të. Një provë më shumë se ai është një nga më të mirët nag pika e bardhë.

Megjithatë, pati një element polemikash rreth goditjes së kësaj penalltie. 20 minuta para se Neymar të mposhtte Jonas Omlin (në portën e Montpellier), Kylian Mbappe humbi një penallti, ndërsa rezultati ishte i barabartë 0-0.

Por, pavarësisht faktit se ai kishte dështuar në përpjekjen e parë, Mbappe kërkoi që t’i jepej një mundësi e dytë. Tashmë janë shfaqur pamjet e reja të sagës së fundit të “penaltygate” te PSG dhe kjo duhet t’i shqetësojë vërtet ata që janë në drejtimin e klubit…

Kjo nuk është një pamje e mrekullueshme, apo jo? Mbappe kaloi para Lionel Messit, duke e shtyrë disi argjentinasin, ndërsa po shkonte te Neymar për t’i bërë kërkesën e tij, të godiste penalltinë. Diçka për të cilën shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk dukej shumë i kënaqur. Sikurse duket në video, braziliani e refuzoi.

Marrëdhënia e francezit dhe Neymar thuhet se është prishur në mënyrë dramatike kohët e fundit, gjë që mund të shkaktojë probleme të mëdha për trajnerin Galtier.

Lexo edhe :  Parashikimi i superkompjuterit, ja kush janë favoritët për titull në Premier League

Sipas “Get French Football News”, tensionet janë rritur mes dyshes në dhomën e zhveshjes për faktin se Neymar është në dijeni të raporteve që detajojnë dëshirën e Mbappe për ta shitur atë këtë verë. Kampi i Mbappes beson se ka vend vetëm për njërin prej tyre (Neymar ose Messi) në sulmin e PSG.

Nëse raportet janë të sakta dhe dyshja nuk shihet dot më sy më sy, Galtier dhe pjesa tjetër e hierarkisë duhet të veprojnë shpejt dhe ta zgjidhin problemin.

PSG ka nevojë që Mbappe dhe Neymar të punojnë së bashku në sezonin 2022-2023,
pasi është jetike për përpjekjet e klubit për të fituar Ligën e Kampionëve për herë
të parë. Të shohim se si do të zhvillohet situata në javët në vijim…

https://twitter.com/parisdadepre/status/1558816887433302016?s=20&t=sHZkUAt0rnXonC2sqLiLPQ

Të fundit

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Lajme të tjera

Web TV