Viti 1184 pes/ Merr fund lufta 10 vjeçare, grekët djegin Trojën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gushti i vitit Viti 1184 pes, është një datë sipas përllogaritjeve nga Eratosthenes. Pikërisht në këtë datë shkatërrohet dhe digjet Troja.

Në mitologji, Lufta e Trojës u zhvillua kundër qytetit të Trojës nga Achaeans pasi Parisi i Trojës rrëmbeu Helenën nga burri i saj Menelaus, mbret i Spartës. Historia e kësaj lufte është transmetuar përmes shumë veprave letrare, kryesisht Iliadës së Homerit. Iliada ka të bëjë me vitin e fundit të rrethimit të Trojës; vazhdimi i saj, Odisea, përshkruan udhëtimin e Odiseut për në shtëpi (Itakë). Pjesë të tjera të luftës janë përshkruar në cikël poemash epike, fragmente që kanë mbijetuar dhe vepra të tjera të letërsisë klasike, përshi Virgjilin dhe Ovidin.

Zanafilla e luftës është një grindje mes perëndeshave Athena, Hera, dhe Afërdita, kur Eris, perëndesha e grindjeve, u dha atyre një mollë të artë, e njohur edhe si ‘mollë sherri’, me mbishkrimin “për më të bukurën”. Zeus caktoi Parisin për të gjykuar se cila nga 3 perëndeshat ishte më e bukura. Parisi zgjodhi Afërditën; në këmbim Aferdita i kishte premtuar atij Helenën, më e bukura e të gjitha grave. Kur Parisi dhe Helena ikin së bashku në Trojë, Agamemnoni, vëllai i Menelaus, udhëhoqi një ekspeditë të trupave akaeanse; mbriti në Trojë me 1 mijë anije dhe e rrethoi qytetin për dhjetë vjet. Pas vdekjes së shumë heronjve, përfshi Akilin, Ajaksin, Hektorin dhe Parisin, qyteti ra viktimë e dhuratës së kundërshtarit – dhurata ishte një kal i madh prej druri, me disa ushtarë të fshehur brenda, të cilët kur ra nata hapën dyert e qytetit, duke shpalosur tragjedinë e Trojës.

Njerëzit e lashtë mendonin se Lufta e Trojës ishte ngjarje e vërtetë që kishte ndodhur në shekullin e 13-të apo 12-të pes; ata besonin se Troja ndodhej në afërsi të Dardaneleve, në Azinë e vogël. Me kalimin e shekujve, ngjarja u shndërrua në mit dhe deri në mesin e shekullit të 19-të, lufta dhe qyteti i Trojës besoheshin gjerësisht të ishin fantazi. Në 1868, arkeologu gjerman Heinrich Schliemann zbuloi rrënojat e Trojës në Hissarlik, Turqi – kjo është pranuar nga shumica e dijetarëve dhe që nga ajo kohë Lufta e Trojës konsiderohet ngjarje e vërtetë; megjithëse zhvillimet që pasuan, siç janë përhapja e trojanëve nëpër botë dhe themelimi prej tyre i qytetërimeve të reja, mbulohen nga mite – thuajse çdo popull në Evropë pretendon se ka prejardhje trojane.

Të fundit

Përplasen dy avionë në pistë, anulohen përkohësisht fluturimet

Një incident ka ndodhur në aeroportin e Mançesterit të premten mëngjes, kur dy avionë të linjës easyJet u përplasën...

Spanja në “luftë” me flakët, raportohet për 7 viktima nga zjarret

Spanja është duke u përballur me 14 zjarre të mëdha dhe autoritetet paralajmëruan të premten se “kushte të pafavorshme” po e bëjnë më të...

“Rreziqet janë të larta” Trump niset drejt Alaskës

Trump është nisur me aeroplanin qeveritar në Bazën e Përbashkët Andreës pranë Uashingtonit. Bëhet e ditur se Trump është nisur për në Alaska. Trump postoi...

Sa zjarrvënës jemi?

Fatos Çoçoli Sikur të mos mjaftonte korriku 2025 me zjarret e shtuara 15 herë në krahasim me korrikun 2024, po kalojmë edhe në këto dy...

Goditje e fortë! Arrestohet kryebashkiaku opozitar dhe 43 zyrtarë të tjerë

Autoritetet turke arrestuan sot kryetarin e një bashkie të rëndësishme të Stambollit, së bashku me rreth 43 zyrtarë të tjerë, duke e zgjeruar fushatën kundër...

Lajme të tjera

Web TV