“E kam vuajtur shumë”/ Pengu i legjendës bullgare: Kam faj për vdekjen e Maradonës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fituesi i Topit të Artë në vitit 1994 dhe golashënuesi historik i kombëtares bullgare, Hristo Stoichkov, kujtoi në një intervistë për ESPN se çfarë do të thoshte Diego Armando Maradona për të.

Ai kishte marrëdhënie të mira me legjendën argjentinase deri në vdekjen e tij, në nëntor 2020.

“Unë jam fajtor që nuk e ndava nga “shkabat”. Gjithmonë e them që janë shkaba… nuk insistova shumë… Për shkak të miqësisë që kisha duhej ta bëja. Ndonjëherë ulem në shtëpi dhe mendoj. Nuk mund të bësh diçka? Ndihem pak në faj. Unë kam pasur mundësinë ta ndihmoja. U mërzita shumë kur pashë ata që ishin me kostum dhe kravatë”, – tha ish-lojtari i Barcelonës në ESPN.

Pavarësisht gjendjes së tij dhe ambientit që e rrethonte, “ylli” bullgar pohon se Maradona “kurrë nuk u distancua nga miqtë e tij” dhe se faji për gjithçka ishin “ata djemtë, që e bënë të ndihej vetëm”. Ai shton gjithashtu se kontaktet me të i ka mbajtur deri në vitin 2016.

“Kemi folur shumë herë. Hera e fundit ishte 2 shkurt 2016. Më pas më uroi personalisht për ditëlindjen time. Që atëherë, nuk kam mundur të flas më me të. Ai ishte gjithmonë në gjumë, duke pushuar, duke luajtur, duke ecur. Ishte hera e fundit që dëgjova”-tregoi ai.

Hristo zbuloi se ka kaluar një kohë të keqe gjatë Kupës së Botës 2014, ku ka qarë në Maracana, kur Argjentina humbi përballë Gjermanisë në finale.

“Më dolën lot. E dini pse? Po kaloja aty përpara, Leo ishte i tëri i kuq… Mendova: “Nuk është ai”. Vura re diçka ndryshe. Nëse do të fitonte Kupën e Botës, imagjinoj se Diego do të zbriste nga lart dhe do të vraponte në fushë”.

Stoichkov e vlerëson shumë që ka qenë miku i tij për shumë vite.

Lexo edhe :  "Po firmoste, doli për kafe dhe... u zhduk!"

“E kam parë të vuajë aq shumë… Shiko, e dini çfarë… U prehtë në paqe!”/ Top Channel

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV