Notuan në det të trazuar në mes të shiut, 2 pushues rrezikuan mbytjen në Shëngjin

Dy pushues rrezikuan të mbytjen në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin këtë të martë.

Për fat të mirë ata janë marrë me urgjencë nga autoambulanca dhe po dërgohen në spitalin e Lezhës.

Akualisht, sipas burimeve, janë jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, rajoni i Lezhës është përfshire nga reshjet e shiut këtë të martë dhe deti ka qenë i trazuar.