Berisha ironi me Ramën: Mbyll një shkollë, hap një burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish- kryeministri nuk ka lënë asnjë ditë gushti pa reaguar apo zhvilluar takime me grupet e interesit të cilat nxjerrin në pah mos funksionimin e Qeverisë. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi dje një takim me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar mbi sfidat dhe problematikat e shkollave dhe stafeve pedagogjike shqiptare. Ai ka vënë theksin në nxënësit dhe studentët që largohen nga vendi dhe problemet në shkollat shqiptare. Berisha u shpreh se mësuesit e vërtetë janë zëvendësuar me militantë partiakë.

“Ka një bjerrje të madhe gjatë këtyre viteve dhe është pa dyshim treguesi më i ndjeshëm i bjerrjes kombëtare, i rrokullisjes së shoqërisë e kombit tonë. Nga viti 2013, 9 vite më parë deri në 2021, ne numërojmë 208 mijë fëmijë e studentë më pak në shkollat tona. Kemi një rrokullisje dhe jeni dëshmitarë të gjendjes reale të nxënësve tanë, ekonomike, familjare të tyre dhe një thellim të tmerrshëm e fshatit e qytetit, të varfërve dhe të pasurve, kemi një zhvlerësim shpërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi që është mësuesi. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit. Gradualisht është spostuar edukimi i bazuar në vlera e liri dinjitet e atdhetari, me edukimin e nënshtrimit të bazuar në rregullat e nënshtrimin. Është vendosur kontroll i turpshëm mbi mësuesit”, tha Berisha.

Sipas tij, qëndrimet e tyre në mediat sociale janë jo të pakta rastet ku ata janë pushuar apo transferuar për statuset në Facebook. “Por është i papranueshëm trajtimi i tyre material, zëvendësimi i mësuesve të vërtetë me militantë që nuk përcjellin edukim po militantizëm të një partie që siç e shihni publikisht dhe haptaz është larguar nga rregullat e lirisë. Është rikthyer tek rregullat e origjinës dhe kjo është e vërteta. nëse marrim infrastrukturën, ajo është në rrënim. Sot 90 përqind e shkollave nuk kanë ngrohje, as ato në Tiranë, sepse kreu i bashkisë shpenzon 10 mln euro për dezinformim mediat, për furça të pseudopersonalitetit të tij. Nuk i shpenzon për ngrohje në shkolla. 70 përqind e shkollave nuk kanë ujë të rrjedhshëm. Janë mbyllur 620 shkolla por është dyfishuar numri i policëve dhe kriminaliteti. Shprehja “Hap një shkollë mbyll një burg”, këtu është shndërruar: Mbyll një shkollë hap një burg”, tha Berisha.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV