Mark Zuckerberg “i fiksuar” me Dua Lipën, lë një tjetër koment për të e Shqipërinë!

Dua Lipa është e preferuara e të gjithëve, sidomos e ne shqiptarëve, që na ka bërë kaq krenarë! Por, që të ishte edhe e preferuara e Mark Zuckerberg, gjigantit të rrjeteve sociale nuk na e kishte marrë mendja.

Së fundmi ylli i muzikës ndau me të gjithë në rrjetet e saj sociale Instagram dhe Facebook disa foto ku dukej mjaft atraktive me një fustan gri dhe krahas fotove shkruante “Vajzë shqiptare në Shqipëri”.

Ky postim nuk ka kaluar pa i rënë në sy “Facebook”, i cili ka lënë një koment poshtë fotos në fjalë.

“Dua Lipa Mbretëresha e Shqipërisë”, shkruan gjigandi i rrjeteve sociale.

Kujtojmë që edhe me parë, Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e Facebook. Në një postim të yllit të popit para Sunny Hill Festival në Kosovë, faqja zyrtare shkruanteAjo është një 10 dhe ka një veshje të mrekullueshme.

Epo, çfarë ka Dua për të mos u pëlqyer…