Parandalohet atentati në Shëngjin, arrestohen dy të rinjtë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje kriminale është parandaluar nga policia e Lezhës ditën e sotme në Kune në Shëngjin. Nga rrethanat e organizimit dyshohet për një vrasje të planifikuar, por që ende nuk është konfirmuar.

Në pranga ka rënë 28-vjeçari, Nikoll Sherniku, një emër i njohur për efektivët, sepse ishte i nën masën ‘arrest shtëpie’, pasi ishte i implikuar në vrasjen e efektivit Xhulio Prela në dhjetor të vitit 2020 si dhe Flutura Berisha, 34 vjeçe.

Ndërsa në makinën ‘Toyota’, ku u arrestuan këta shtetas, ishte edhe një 15-vjeçar.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin e blinduar ku ishin dy të arrestuarit, policia gjeti dhe sekuestroi edhe 2 krehëra me fishekë që i përkisnin armës tip kallashnikov që Berisha tentoi ta fshihte. Ndërsa në çantën e dorës së 34-vjeçares, u gjetën dhe 2 radio marrëse si ato të policisë.

Njoftimi i policisë:

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Dyshimi”. Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak, radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë dhe një automjet i blinduar.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e DVP Lezhë, me mbështetje edhe nga FNSH Shkodër, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Dyshimi”, si rezultat i të cilit është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë lokalizuar automjetin tip “Toyota”, të parkuar në afërsi të një pallati në Kune, Shëngjin, kanë ndërhyrë për të neutralizuar shtetasit që ndodheshin në automjet, të cilët, sapo kanë parë shërbimet e Policisë duke u afruar, kanë dalë menjëherë nga automjeti dhe kanë tentuar të largohen me vrap.

Gjatë tentativës për t’u larguar shtetasja F. B. (drejtuesja e automjetit), ka tentuar njëkohësisht që të fshehë edhe një armë zjarri, në afërsi të vendit ku automjeti ishte i parkuar. Arma e zjarrit kallashnikov, së bashku me krehër e me fishek në fole, është gjetur më pas nga shërbimet e Policisë.

Lexo edhe :  Turistët ‘zbulojnë’ Dajçin: Vend fantastik, uji i pastër

Në automjet, së bashku me këta shtetas ka qenë edhe një i mitur 15 vjeç.

Në vijim të operacionit, është ushtruar kontroll në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas dhe është gjetur një krehër automatiku me fishekë në të, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës së shtetases F. B., janë gjetur 2 radio marrëse – dhënëse, si ato të Policisë.

Në momentin e kapjes, shtetasi N. Sh. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, në lidhje me implikimin e tij në ngjarjen e ndodhur në dhjetor 2021, ku mbeti i vrarë me armë zjarri ish-punonjësi i Policisë, shtetasi Xh. P.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 automatik, 2 krehëra me fishekë në to, 2 radio marrëse – dhënëse si të Policisë, si dhe automjeti i blinduar me të cilin lëviznin këta shtetas.

Gjithashtu, si rezultat i operacionit policor të koduar “Dyshimi” u bë edhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– N. Sh., 28 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;

– F. B., 34 vjeçe, banuese në Kurbin, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Bazuar në hetimet e deritanishme lindin dyshime se lëvizja e këtyre shtetasve me automjetin e blinduar, në role të ndryshme, ishte për të realizuar një ngjarje kriminale. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera në lidhje me rastin.

Vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave të implikuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.”

Të fundit

Gazetari rrezikon 5 vite burg sepse tha “populli nuk e do Erdoganin”

rokurorët turq kanë ngritur aktakuzë ndaj gazetarit të pavarur Fatih Altayli, duke kërkuar dënim me burg prej të paktën...

Djali i Grida Dumës prek me dedikimin për të atin: Babi dhe gjyshja…

Darien Shqina, djali i Grida Dumës ka bërë një postim në përkujtim të 40-ditëshit të ndarjes nga jeta të babait të tij, diplomatit Ilir...

Lapaj i shkruan KQZ-së: Kur dikush jep dorëheqjen, s’ka kthim pas

Adriatik Lapaj ka dërguar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve një shkresë ku kërkon nga Ilirjan Celibashi respektimin e dorëheqjeve të kandidatëve në listën e...

Me çekiç në dorë, i riu nga Mamurrasi tenton të grabisë marketin

Një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të vidhte një market të vogël në qytetin e Mamurras. Uniformat blu raportojnë se shtetasi me iniciale...

Liverpool dërgon ofertën e parë zyrtare për Ekitike, Eintracht Frankfurt e refuzon

Liverpooli zyrtarisht i ka paraqitur një ofertë zyrtare Eintracht Frankfurt për Hugo Ekitike, pasi ka shtuar përpjekjet për ta nënshkruar atë në 24 orët...

Lajme të tjera

Web TV