Virusi i Nilit perëndimor, regjistrohet viktima e parë në Serbi/ Sa rrezikohet Shqipëria?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia fqinje është alarmuar për shkak të përhapjes së etheve të Nilit, ku deri më tani janë prekur afro 100 persona dhe pothuajse gjysma e tyre janë në gjendje të rënde. Po ashtu 5 persona kanë humbur jetën deri më tani.

Sakaq, gjithnjë e më shumë, i afrohet edhe Shqipërisë!

Një person i cili u infektua nga virusi i Nilit Perëndimor (WNV) i transmetuar nga pickimi i mushkonjave, ka humbur jetën në Serbi.

Në njoftimin nga Agjencia e Shëndetit Publik të Beogradit thuhet se në vend janë hasur 11 raste të rënda të virusit WNV, ndërsa 80 % e atyre që e kanë marrë virusin i kanë mbijetuar sëmundjes me simptoma të lehta dhe 20 % kanë simptoma të ngjashme me infeksionin e gripit si temperaturë e lartë, dhimbje koke, dobësi dhe të vjella.

Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet përmes pickimit të mushkonjave dhe zogjve shtegtare. Sa më i madh numri i infeksioneve dhe i mushkonjave në mjedis, aq më e madhe është mundësia e kontaktit me sëmundjen. Virusi i etheve të Nilit shkakton dhimbje të muskujve, temperaturë të lartë, encefalit dhe meningjit, ndërsa mund të çojë deri dhe humbje jete.

Rastet e virusit WNV gjenden kryesisht në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën e Veriut dhe Azinë Perëndimore.

Të fundit

Kaos te PD, Andia Ulliri pretendon mandatin e Arjan Ndojës

Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Andia Ulliri, ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të...

Gjermania po dëbon shqiptarët! Qeveria gjermane ka ndryshuar strategji

Shqiptarët nuk i kanë shpëtuar përpjekjeve të ekzekutivit të ri gjerman për të shtuar nivelin e riatdheshimeve. Media e njohur gjermane, Welt citon Günter...

A do të ktheheshit në fshat për 100 mijë euro?

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka propozuar një masë të re që synon të ringjallë zonat rurale të braktisura, përmes mbështetjes financiare për çiftet...

U zgjodh deputete në 11 Maj, Romina Kuko dorëhiqet si zv/ministre Brendshme

Kandidatja e listës së sigurt në Qarkun e Korçës Romina Kuko ka dhënë dorëheqjen nga detyra si zëvendësministre e Brendshme, pasi u zgjodh deputete...

Ngjyra e syve: Çfarë transmeton ajo?

“Sytë janë pasqyrë e shpirtit”, thotë një shprehje shumë e njohur. Edhe pse kjo nuk mund të provohet shkencërisht, nuk ka dyshim që shikimi...

Lajme të tjera

Web TV