I mori jetën Madrit Ulqinakut, ky është Horgito Peqini nipi i “Mandelës” së Elbasanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është publikuar ditën e sotme për mediat fotoja e 18-vjeçarit Horgito Peqini, i cili mendohet se është autori i vrasjes së mbrëmshme në Elbasan.

Bëjmë me dije se një natë më parë pranë stadiumit “Elbasan Arena’ u qëllua me armë zjarri 33-vjeçari Madrit Ulqinaku, teksa dyshohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti.

Pas ngjarjes së mbrëmshme policia arrestoi 18-vjeçarin Ejden Dino.

Lidhur me këtë ngjarje policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim Horgito Peqinin i cili është nip-i i Eduart Peqinit, i njohur ndryshe si “Mandela” i Elbasanit, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të krimeve që ka kryer në vitin 1997-të.

Ndërkohë në kërkim vijon të jetë bashkëpunëtori tjetër, Klaudjan Sallufi, 33 vjeç.

Paraditen e kësaj të enjte, policia u rikthye sërish në vendngjarje për të siguruar prova të reja.

Madrit Ulqinaku ndërroi jetë në vend, pasi u qëllua me armë zjarri sapo doli nga lokali ku po konsumonte kafe, në afërsi të bulevardit kryesor të qytetit.

Ai nuk ishte person me precedent penalë. Kohët e fundit jetonte mes Italisë dhe Elbasanit.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV