Man Utd përgatitet për pesë transferime përpara fundit të merkatos verore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi anglez, Manchester Unitedi thuhet se po përpiqet të nënshkruajë me pesë lojtarë të tjerë para përfundimit të afatit kalimtar aktual.

Drejtuesit e klubit nga Old Trafford dhe trajneri Erik ten Hag janë të etur për të përforcuar skuadrën, sidomos pas nisjes së dobët të sezonit të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq janë lidhur me shumë lojtarë tashmë në verë, por thuhet se tani kanë gjetur përfundimisht objektivat.

Sipas mediumit The Telegraph, Manchester Unitedi do të përpiqet të nënshkruajë pesë lojtarë përpara mbylljes së afatit kalimtar veror.

Erik ten Hag po kërkon përforcime me një mbrojtës të djathtë, dy mesfushorë, një tjetër sulmues anësor dhe një sulmues qendre, ndërsa drejtuesit janë të gatshëm t’ia plotësojnë dëshirat.

Për mbrojtës, drejtuesit e Djajve të Kuq dhe trajneri kanë etiketuar Thomas Meunier të Borussia Dortmundit, ndërsa mesfushor qendra pëlqehen ylli i Real Madridit, Casemiro dhe ai i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Sulmues anësor që synohet të transferohet është amerikani i Chelseat, Christian Pulisic, ndëras sulmues qendre Pierre-Emerick Aubameyang i Barcelonës.

Deri tash nuk ka asnjë indikacion se Unitedi do të transferoj përfundimisht ndonjërin, por gjatë ditëve të ardhshme këta lojtarë pritet të tundohen me oferta.

Të fundit

Tatimet i kërkuan kupon për peshqit/ Revoltohet peshkatari: Thojini Edit jam i pabindur

Një peshkatar në Sarandë është rebeluar ndaj kërkesës së Policisë Bashkiake dhe punonjësve të drejtorisë së bujqësisë në Sarandë,...

“Firmat e diasporës ishin disa ‘fjongo’”/ Berisha ‘gjen provat’për ‘farsën’ e 11 majit

Pas dy muajsh përpjekje, kryetari i PD-së, Sali Berisha duket se paska ‘gjetur provat’ për të faktuar ‘farsën’ e 11 majit, siç ai e...

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e ish pjesëtarit të UÇK, Pjetër Shala

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t’i ulë dënimin në 13 vjet burg Pjetër Shalës, i...

Ndërtimet pa leje/ Pas Vlorës dhe Durrësit, zbulohet ‘shënjestra’ e Ramës

Kryeministri Edi Rama do të vijojë javën e ardhshme inspektimet në terren, kësaj here në Korçë dhe Pogradec. Në fokus të vizitës do të...

43 vite në pushtet, Presidenti më i vjetër në botë kërkon mandatin e tetë

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, i njohur si udhëheqësi më i vjetër në botë në detyrë, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të...

Lajme të tjera

Web TV