Meta me “shpatën” e antikorrupsionit dhe patriotizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur se në shtator priten ndryshime të mëdha, sipas tij deri në rrëzimin e qeverisë Rama. Ish-presidenti po lë afate duke tentuar të marrë në duar dy kauza; atë të antikorrupsionit dhe patriotizmit. Ai riktheu edhe një herë çështjen e ndarjes së detit me Greqinë duke “kërcënuar” Ramën që të mos cënojë interesin kombëtar.

Ilir Meta kreu i Partisë së Lirisë ka paralajmëruar ndryshime në shtator, pasi skandalet që po publikohen nga opozita do të bëjnë ndryshimin, dhe ndryshimi sipas Metës do të vij pasi do të ngrihen qyetetarët. Ai ka bërë të qartë objektivin kryesor të partisë së tij, që është rrëzimi i Edi Ramës. “Ne do të bëjmë çdo gjë. Çmimet do bien kur populli të ngrihet. Dhe populli do të ngrihet. Askush nuk ka pse të shqetësohet nga konferencat dhe denoncimet. Çdo denoncim është bërë me fakte, me prova dhe jo për qëllime politike. Është në interes të lartë të qytetarëve. Do të vazhdojmë çdo ditë, jo vetëm të bëjmë denoncime. Ora e shtetit po vjen, e ligjit po vjen.”, tha Meta. Kreu i Partisë së Lirisë, paralajmëroi se denoncime me përmasa spektakolare do të bëhen publike javën që vjen. “Denoncimet do vazhdojnë. Përmasa spektaklore në javët që vjen. Aksioni vjen më i fuqishëm. Dara do i shtrëngohet çdo ditë. 10 vjet vjedhje, grabitje, koncesione, një fukarallëk i jashtëzakonshëm, poshtërim që i bëhet qytetarëve, janë shumë më tepër se mjaft.”, pohoi Meta.

Karburantet

Nga selia e PL-së, Meta lëshoi akuza në drejtim të qeverisë Rama dhe bordit të caktimit të çmimit të karburantit. “Jemi sëbashku me deputetin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili për të denoncuar rrjepjen e pamëshirshme që bordi i rrjepjes së shqiptarëve, që përmes çmimeve spekulative të naftës po iu bën shqiptarëve të thjeshtë. Është e qartë që kur në bursën ndërkombëtare çmimi ka rënë në nivele me të ulëta se para fillimit të luftës, përkundrazi në vendin tonë nuk reflektohet. 221 lekë në Shqipëri nafta. Kudo merren masa për të mbrojtur qytetarët, konsumatorët, sipërmarrjet e thjeshta, por vetëm këtu punohet për funksion të oligarkut Rama dhe ogiçeve të tij. 50% ulje të akcizës për naftën në Shqipëri, U bë kaq kohë që janë propozuar nga opozita, nga partia e Lirisë, siç është pezullimi i taksës së qarkullit, por asnjë respektim”, tha Meta. Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka kërkua nga qeveria që të shkrijë menjëherë Bordin e Transparencës në mënyrë që t’i hapet rruga uljes së çmimit të naftës në vend, pasi në bursë një fuçi po tregtohet me çmimin e para luftës. “Që në 9 mars të këtij viti, 7 muaj më parë kemi dërguar një projektligj në Kuvend në emër të Partisë së Lirisë. Por në funksion të këtij organizimi mafioz as nuk është marrë në diskutim. E dimë shumë mirë se mund ta marrin dhe rrëzojnë se kanë dhe votat por kaq i fortë është urdhri i mafias sa as nuk e kanë diskutuar. Ndërhyrje te taksat ka bërë edhe Mali i Zi dhe Maqedonia, SHBA dhe BE. Mekanizimi ka dy rrugë, shkrirjen e menjëhershme të Bordit mafioz të mafias dhe ndërhyrjen te taksat”, tha Vasili.

Çështja e detit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka luajtur me interesin kombëtar dhe sovranitetin e Shqipërisë, kur u pyet nga gazetarët lidhur me akuzat që bëri ndaj numrit një të qeverisë se “ka bërë pazar me kompani për shpimet për naftë në detin Jon”. Ndër të tjera, ish-presidenti nënvizoi se kjo aferë është shumë e rëndë dhe nuk ka faj Greqia por vetëm Edi Rama, i cili do të shkojë në fund të detit për këtë arsye. “Për këtë çështje kam kaq shumë fakte, prova të dëmeve të jashtëzakonshme që Edi Rama i ka shkaktuar interesave sovrane, shtetërore, politike të Shqipërisë, por kjo nuk është çështje që mund të më shfokusojë nga denoncimi i çështjeve të tjera. Kjo është kryeaferë shume e rëndë. Ju lutem të mos bini në lojën e Edi Ramës për të nxitur interesa antigreke në këtë çështje, sepse Greqia ka qenë dhe është në interesin e saj për të gjetur një zgjidhje për të shfrytëzuar hapësirat e saj detare dhe pasuritë e mundshme. Problemin në këtë çështje s’e kemi nga Greqia, por nga Edi Rama. Dhe do japi llogari”, tha Meta. Shefi i PL-së tha kjo aferë do e marri në fund të detit, pa asnjë diskutim. “I kam çuar një letër Kuvendit para se të lija detyrën e presidentit. U kam çuar vetëm një pjesë të dokumentimit të shqetësimeve serioze për këtë çështje që vijnë prej lojërave të këtij të papërgjegjshmi, aventurier, i marr peng nga çdo lloj interesash. I kam bërë të qartë Parlamentit që çdo moment jam i gatshëm si President që kam qenë, të shkoj atje sa herë që kanë ndonjë paqartësi dhe të kontribuojmë të gjithë për zgjidhjen më të mirë në interesin e Shqipërisë. Sepse dëmtimi i pozitës së vendit në mënyrë të qëllimshme nga ky individ është shumë i rëndë dhe i dokumentuar, por nuk dua të flas në Kuvend më shumë për këtë çështje”, tha Meta.

Lexo edhe :  “Virusi i ri helm i hedhur nga dora e njeriut”/Cako paralajmëron luftë bërthamore në 2025

Investimet në rrugë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ndalur tek masat që qeveria duhet të marrë për të parandaluar vjedhjen e qytetarëve nga “Bordi i Rrjepjes”, siç e cilësoi Bordin e Transparencës. Meta theksoi se një shembull për t’u ndjekur lidhur me uljen e çmimit të naftës është ai i Malit të Zi që ka ulur me 50% akcizën për karburantin, ndaj PL propozoi pezullimin e njërës prej dy taksave, atë të qarkullimit ose taksën e karbonit që i faturohen shqiptarëve kur mbushin automjetin me karburant. Sipas Metës nga taksa e qarkullimit qeveri grumbullon plot 200 milionë euro, por rikthen në formë investimi për mirëmbajtjen e rrugëve vetëm 20 prej tyre. “Grumbullohet nga xhepat e shqiptarëve rreth 200 milionë euro në vit por përdoret vetëm 20 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve dhe autostradave. Ku shkojnë 180 milionë euro të tjera. Shkojnë në kostot e fryra të PPP-ve dhe koncesioneve se po të shkonin të gjitha për mirëmbajtje nuk do të ishte kjo gjendje e mjerueshme, që ngrenë qytetarët, që përpiqet të kalojnë nga “Rruga e Arbrit” nga ajo pjesa që është inauguruar dhe prishur pa u mbyllur vetë autostrada. Apo kjo gjendje në Tiranë -Durrës dhe Thumanë-Kamëz. Ndaj jemi këtu t’i themi ndal kësaj rrjepje të jashtëzakonshme ku në këtë krizë ku çmimet po rriten vazhdojnë vjedhjen e  qytetarëve”, tha Meta.

Të fundit

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve...

Të paktën 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Minas Gerais të Brazilit, raporton BBC. Këto rrëshqitje janë shkaktuar...

Rëndohet bilanci në Palestinë, mbi 5.000 të vrarë që nga 5 tetori

Të paktën 5.000 palestinezë janë vrarë dhe zhdukur në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gazën veriore që nga 5 tetori”, raportojnë autoritetet lokale. “Rreth...

Ja ushqimet që duhet të konsumoni nëse jemi me grip apo ftohje

Dihet se vitamina C është “arma” e vitaminës kundër ftohjes. Por përveç portokalleve dhe agrumeve që janë burimet kryesore të tij, ka edhe 5...

Republikanë në Kongres hartojnë projektligj për blerjen e Groenlandës

Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi autorizimin e bisedimeve për blerjen...

Lajme të tjera

Web TV