Shqipëria “pushtohet” nesër nga i nxehti afrikan, ja sa do të shkojnë temperaturat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këto ditë të mbetura të gushtit do të jenë perfekte për plazh!

Meterologët parashikojnë temperatura të larta në vazhdim. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak temperaturat maksimale në vend do të shkojnë deri në 41 gradë në zonat e ulëta dhe 37 në ato malore.

Gjatë ditës se nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

“Moti parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat e dendura do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe shpejtësi deri në 10-15m/s.

Vlen për tu theksuar fakti se: për shkak të lagështirës së lartë në ajër, mbulimit të herëpashershëm të kupës qiellore me vranësira, dhe erës jugore; temperaturat nesër do të ndihen disa herë më të larta për trupin e njeriut krahasuar me ato që regjistrohen në kafazin meteorologjik”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Temperaturat parashikohen:                                                                                                                                                            në zona malore 19 deri 37°C                                                                                      në zona e ulëta 19 deri 41°C                                                                                        në zona bregdetare 22 deri 37°C

Të fundit

Bieta Sula largohet nga TCH?/ Vendin e saj do e rrëmbejë ish-banorja e ‘BBVA’

Prezantuesja e njohur Bieta Sulo po përflitet me të madhe në korridoret e medias. Kjo pasiqë thuhet se mbyllja...

Adriatik Lapaj: “Nisim fazën e radhës, do ndajmë edhe bukën bashkë”

Kreu i forcës politike Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka prezantuar një nismë të veçantë për të qenë në çdo cep të Shqipërisë e për...

Zjarret djegin 2800 hektarë pyje, dëmi ekonomik 16.75 mln euro

Një agjenci europiane që monitoron zjarret, raporton se këtë vit janë djegur 2800 hektarë pyje dhe kullota. Dëmi monetar për këtë sipërfaqe llogaritet të...

Zjarret e rrezikshme në Turqi/ Mbi 50,000 persona evakuohen nga banesat e tyre

Mbi 50,000 persona janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve të mëdha pyjore që po përfshijnë kryesisht provincat Izmir, Manisa dhe...

ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë

Numri i vendeve të punës për të rinjtë ka rënë ndjeshëm që nga nëntori i vitit 2022, kur u lançua ChatGPT. Sipas një studimi...

Lajme të tjera

Web TV