Galtier takohet me Neymar dhe Mbappe, ja se cili do të jetë gjuajtësi i penalltive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier ka zhvilluar një takim me Kylian Mbappe dhe Neymar pas polemikës që ndezi në fitoren 5-2 të ekipit të tyre ndaj Montpellier fundjavën e kaluar.

PSG mori dy penallti në atë ndeshje. Mbappe u ngrit për të marrë të parën dhe ai humbi. Më pas, Neymar mori të dytin dhe ktheu golin nga pika, edhe pse Mbappe tentoi t’ia merrte topin shokut të skuadrës.

Klubi donte të gjente një zgjidhje të shpejtë për diçka që mund të bëhej problem dhe pas takimit të Galtier me dy yjet, u vendos që Mbappe të ishte gjuajtësi i penalltisë së parë.

Neymar do të gjuajë në rast se do të ketë një të dytë në të njëjtën lojë, pasi braziliani konsiderohet një nga gjuajtësit e penalltive më të mirë në Europë.

Ajo që nuk ka shkuar mirë në klub ishte qëndrimi i Mbappes në atë ndeshje me Montpellier. Edhe Luis Campos u befasua nga ajo që ndodhi atë ditë.

Ndërkohë, Leo Messi nuk do të jetë një nga dy penalltistët e parë, pasi argjentinasi nuk dëshiron të futet në këtë betejë egosh.

Të fundit

Miratohet në parim marrëveshja me Serbinë për sigurimet shoqërore

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për sigurimet shoqërore. Shqipëria ka nënshkruar një...

Veliaj nxjerr videon nga zyra një orë para se të arrestohej: Kemi disa punë…

Erion Veliaj i është bashkuar ‘modës’ së rrjeteve sociale nga burgu. Ai ka postuar një video, ku shfaqet brenda zyrës së tij në bashki, një...

Protestat në Los Angeles, Trump sulmon përsëri guvernatorin e Kalifornisë

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom duke e akuzuar për dështimin në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbatimin...

Trafikimi i votave brenda PD, Aulon Kalaja: Vota ime u manipulua

Komisioni i Ankesave hapi sot 42 kuti të qarkut Dibër, rinumërimi i të cilave konfirmoi se kandidatët e PD-së kishin trafikuar votat e njëri-tjetrit. Lidhur...

“Prokuroria po heton atë që nxori videon, por jo atë që duhet ta ruante”

Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja solli reagime të...

Lajme të tjera

Web TV