Kapet me drogë me vlerë 515 mijë dollarë, arrestohet gjyshja trafikante

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një e moshuar 81-vjeçe nga Danimarka, është kapur më heroinë me vlerë 515 mijë dollarë në aeroportin e Varshavës në Poloni, ndërsa po tentonte të ikte drejt Kanadasë.

Autoritetet polake theksojnë se gjatë kontrollit të bagazheve të të moshuarës në aeroportin Frederic Chopin, u vu re një sjellë e çuditshme e 81-vjeçares, kjo bëri që autoritet të nisnin menjëherë kontrollin.

E moshuara kishte udhëtuar nga Afrika drejt Polonisë, dhe më pas do të udhëtonte në Kanada.

Në fund të valixhes që kishte me vete 81-vjeçarja u zbuluan pako me pesë kilogramë heroinë.

Gruaja, që udhëtonte nga Malavi dhe Kenia përmes Dohas dhe Varshavës, mohoi çdo keqbërje dhe tha se anëtarët e familjes i kishin dhënë valixhen me dhurata për të afërmit në Kanada, sipas Aleksandra Skrzyniarz, një zëdhënëse e zyrës së prokurorit në Varshavë.

Ajo u ndalua për tre muaj dhe prokurorët kanë hapur një hetim. Sipas ligjit polak, ajo përballet me 15 vjet burg për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Të fundit

Plagosen 11 futbollistë në Serbi, u goditën nga rrufeja

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë një ndeshjeje futbolli në qytetin Klupci, pranë Loznicës në perëndim të Beogradit, ku...

Sulmet e SHBA ndaj Iranit kanë rezultuar të tmerrshme, por rruga e paqes është e mundur

Ekzekutimet nga një regjim hakmarrës në Teheran po shtohen me ritme alarmante. Perëndimi duhet të ndjekë një strategji tjetër. Simon Tisdall Varja është metoda e preferuar...

“Shpejt shpejt çuna…nga mbrapa”/ Publikohen pamjet e arrestimit të Flodian Plakut (VIDEO)

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të Flodian Plakut (3 gusht), ekzekutorit të ish policit Gentian Bejtja, ngjarje e ndodhur më 15 mars...

Berisha pranon vrasjet e ’21 Janarit’/ Ishte krim shtetëror, u vranë nga armët e shtetit!

Ish-Kryeministri Sali Berisha i cilëson për herë të parë “krim shtetëror pa dashje” vrasjet e “21 Janarit” 14 vite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë godinës...

600 ekspertë izraelitë kërkojnë fundin e luftës/ Ultimatum Trumpit: Ndaloje Netanyahun

Më shumë se 600 ish-zyrtarë të sigurisë izraelite, përfshirë ish-drejtorë të Mossadit dhe Shin Bet-it, i kanë dërguar një letër presidentit të Shteteve të...

Lajme të tjera

Web TV