Mprehja e politikës/ Bomba apo shashka në shtator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy drejtuesit e opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë premtuar se fundi i shtatorit nuk do e gjejë Ramën kryeministër, duke shpallur rrëzimin e qeverisë. A ka gjasa të ndodhë dhe a rrezikojnë dy krerët e opozitës që premtimi tu kthehet kundër nëse nuk realizohet? Përse opozitat premtojnë gjithnjë se “në shtator priten ndryshimet e mëdha”? Mbi zhvillimet politike në vend komentojnë për gazetën “Fjala” analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi dhe Erald Shulla.

Nga Fernada Cenko

Nuk është hera e parë. Nuk do të jetë as e fundit. Shumë liderë politik të të gjithë krahëve premtojnë se: “në shtator priten ndryshime të mëdha, deri në rrezim qeverishë”. Edhe kryeprokurorë apo kryepolicë premtonin se: “në shtator pritet që të përballen me drejtësinë ministra apo ish-ministra”. Por tek ne shtatori dhe tetori më shumë mbahet si kohë e ditëlindjeve të liderëve politik dhe jo periudhë e ndryshimeve të mëdha, sikurse premtohet, sidomos nën zhegun e gushtit që shpesh shkon në parashikime haluçinative. Megjithëtë sot kemi një opozitë më të mbledhur, paçka se jo e gjitha e bashkuar. Dy drejtuesit kryesor të saj Sali Berisha i PD-së dhe Ilir Meta i PL-së kanë premtuar se në shtator dp të rrëzohet qeveria Rama. Në këë muaj priten edhe protestat e mëdha dhe skenarë të tjerë që në fundore shkojnë në renien e kësaj mazhorance. Ngritja kaq lart e stekës së premtimeve mund tu khehet në të kundërt si Metës ashtu edhe Berishës, pasi janë para premtimit se fundi i muajit të ardhshëm nuk e gjen Ramën në godinën e përhimtë, buzë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Nga ana tjetër kreu i qeverisë Edi Rama pushon i qetë, aq sa edhe në rrjetet sociale duket rrallë me postime. Ndoshta mund të jetë disi i qetë, pasi në duar ka dy gurë të fortë që mund t’i lëshojë herë pas here në drejtim të kundërshtarëve politik. Së pari është çështja “non grata” e Berishës, që është shpallur i padëshiruar nga SHBA dhe Britani e Madhe për akuzën e kurrupsionit masiv dhe minimit të demokracisë. Nga ana tjetër, goditjet për Metën gjithashtu i ka të gatshme, aq më tepër kur në fundin e korrikut u hodh në “Pazar” dosja që dyshohet se Ilir Meta mund të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Sido të jetë e vërteta e saj, mjafton që të hidhet për konsum një çështje dhe qytetarët mbushin stomakun më shumë se mendjen me “ushqimin politik”. Të gjithë palët drejtuese politike, ata që janë në pushtet apo të tjerët që duan të marrin pushtet të paktën një merak e kanë të hequr: i kanë mundësitë për të pushuar gjithë gushtin, pa e vrarë mendjen nëse u është holluar portofoli. Gjithashtu do përsfhihet në ndonjë valle edhe kreu i shtetit Bajram Begaj, që u bë lajm edhe kur nuk kishte lajm… Nga ana tjetër kemi thuajse tërësisht të shkëputur nga elit-politika shoqërinë që vijon të vuajë rritjen e çmimeve, emigrimin, problemet ekonomike dhe sociale dhe së fundmi edhe disa ngjarje përsa i përket rendit dhe qetësisë. Edhe më e veçuar mbetet drejtësia e re, e cila ka mëkatet e saj për zvarritjet e çështjeve dhe një apati të dukshme në hetimin e zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të lartë publik. Kjo e fundit, sidomos SPAK mund të bëjë që shtatori të ketë zhurmë djathtas apo majtas, por duket se drejtësia nuk punon me kalendar, ndaj me shumë gjasë mund të ndodhë “asgjëja”.

Të fundit

Analisti Çupi: Në PD vjedhin njëri-tjetrin, e tregoi 11 maji

Analisti Frrok Çupi thotë se në PD, kandidatët për deputetë kanë vjedhur votat e njëri-tjetrin. Në një intervistë për “Tirana...

30 armë për 100 banorë! Austria, ndër vendet më të armatosura në Evropë

Masakra e fundit në Austri ku u vranë në një sulm me armë disa nxënës në një shkollë, nga një 22-vjeçar,nxjerr në pah nivelet...

Formacioni startues i Kombëtares në sfidën ndaj Letonisë, Rey Manaj e nis si kapiten

Shqipëria luan sot në Riga të Letonisë ndeshjen e saj të katërt në kualifikueset e Botërorit 2026. Një ndeshje shumë e rëndësishme për faktin...

20 mln euro për Armando Brojën, zbulohen dy opsionet e sulmuesit shqiptar

Armando Broja këtë verë pritet të largohet përfundimisht nga Chelsea. Ai do të tentojë të rigjejë veten në një klub që i beson 100%...

Arlind Qori: Kush ka devijuar votën, të vihet para përgjegjësisë penale

Komisionerët dhe numëruesit që kanë vjedhur apo transferuar votat e kandidatëve brenda partive të tyre, por edhe mes subjekteve politike, duhet të përballen me...

Lajme të tjera

Web TV