“Pallati i dashurisë”, ky është braziliani që jeton me tetë gratë e tij, fqinjët ankohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në të gjithë Brazilin ai njihet si adhuruesi i seksit dhe poligamisë, ndërsa ka marrë pseudonimin “Hugh Hefner”. Megjithatë rruga e jetës që ka zgjedhur krijon shumë reagime. Braziliani Arthur Urso ka “ndërtuar” botën e tij, rregullat e tij bazuar në fantazi të egra. Kënaqësinë e merr nga…”pallati i dashurisë së lirë” që ka ndërtuar, një vend ku kryeson liria seksuale.

Familja e Ursos është çdo gjë tjetër veçse e jo zakonshme. Ajo përbëhet nga ai dhe tetë gratë e tij. Modeli i ri dhe ylli i website-it ‘Only Fans’ u bë kryefjalë vitin e kaluar kur u martua me tetë gra në të njëjtën kohë në një ceremoni. Megjithatë, martesa e tyre nuk ka status ligjor pasi poligamia është e paligjshme në Sao Paulo dhe në të gjithë Brazilin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arthur O Urso (@arthurourso)

Por si ia del Arturi në jetën e tij intensive martesore? Për të kënaqur të gjitha gratë e tij ai madje ka bërë një orar për seks dhe kalon kohë të barabartë me secilën. “Të gjitha kërkojnë vëmendje, dashuri dhe seks që të jenë pjesë e jetës sonë të përditshme dhe unë nuk mund të bëj më shumë për njërën sesa për tjetrën”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arthur O Urso (@arthurourso)

E vetmja “ankesë” që Arturi ka nga gratë e tij janë faturat e tepruara që i kërkohet të paguajë për to, por ai këmbëngul se mund të menaxhojë shpenzimet e familjes së tij pasi dëshiron që të gjithë të jetojnë në luks.

Arturi filloi ndërtimin e “rezidencës së dashurisë së lirë” në një truall prej 700 metrash katrorë, i cili është frymëzuar nga pallati i Playboy.

Lexo edhe :  Njerëzit e “marrosur” pas kukullave Labubu/Kompania kineze kap shifrën rekord të fitimeve

Megjithatë, kjo ka sjellë reagime të shumta. Ka disa që nuk janë aspak të kënaqur me stilin e jetës së Arturit. Këta të fundit sigurisht janë fqinjët e tij të cilët i kanë bërë të qartë se nuk e duan pasi i kanë lënë një mesazh në murin e shtëpisë së tij. “ Familje demonësh, largohuni, nuk jeni të mirëpritur ”, thuhej në mesazh.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV