Conte shpreh agresivitet: Do të luajmë me katër sulmues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tottenham Hotspur ka bërë njërën nga goditjet më të mëdha këtë verë në Premier League, duke nënshkruar me brazilianin Richarlison nga Everton.

Sulmuesi brazilian refuzoi Chelsean për t’iu bashkuar Antonio Contes, edhe pse konkurrenca në repartin ofensivë te Spurs është shumë e madhe.

Për brazilianin ka folur edhe trajneri italian Antonio Conte, që e ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë atë. Conte ka thënë se është shumë i kënaqur me brazilianin dhe se në të ardhmen do të ketë ndeshje ku do të luaj edhe me katër sulmues.

“Richarlison është një futbollist të cilin e pëlqej shumë. Një afrim shumë i mirë për ne, ai stërvitet me tru dhe në fushë nuk pushon, bën lojë të ‘pistë’ dhe na shton përqendrimin si skuadër”.

“Po punojmë shumë në aspektin taktik, ndeshje ka plot dhe në shumë raste ne do të luajmë me katër sulmues”.

“Ne duhet të përpiqemi të përmirësohemi, sepse për mua të luaj me katër sulmues mund të bëhet një opsion i mirë gjatë lojës, por dhe për të filluar disa ndeshje me katër përpara”, u shpreh trajneri italian.

Ndeshjen e tretë në Premier league Spurs e zhvillojnë në shtëpi përballë Wolverhampton Wanderers në ditën e sotme.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV