Shpërthen Wanda Icardi ndaj kryeshërbëtores: Nga dreqin më njeh? Sa të ka paguar?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Wanda Nara shpërtheu në mediat sociale kundër udhëheqëses së Shoqatës së Punëtorëve të Shtëpisë së Uruguajit, e cila kishte promovuar një marshim kundër abuzimeve të supozuara të saj ndaj shërbëtores Carmen.

Gjithçka filloi me atë audio që Carmen zbuloi dhe që ndezi një tjetër skandal rreth një krize të supozuar midis Wanda dhe Icardi. Shërbëtorja më pas akuzoi Wandën se e mbante si “të rrëmbyer” në shtëpinë e saj në Milano, pa dokumente dhe në pritje të pagesave që nuk mbërritën kurrë.

Daiana Carolina González, drejtuese në krye të Shoqatës Uruguajane për të Drejtat e Punonjësve Shtëpiakë foli ashpër për Wanda Narën gjatë një interviste: “Jam shumë e indinjuar nga ky problem dhe ajo që ka bërë Wanda më duket e tmerrshme

Këto gjëra nuk mund të ndodhin me shumën e parave që ka. Ajo që ka bërë kjo grua me Carmen është e pafalshme. Ti nuk meriton më pak si punonjëse shtëpie. Wanda është ngatërruar me shumë njerëz, jo vetëm me Carmen.

Le të themi gjithashtu që në familjen Icardi ka shumë dhunë. Në atë mjedis ka gjëra që Carmen i di, edhe tradhti për të cilat nuk dëshiron të flasë. Carmen është e kërcënuar dhe e frikësuar për mendimin tim”.

E zemëruar me qëndrimin e gruas, Wanda Nara thuhet se ka komunikuar me Daianën përmes një mesazhi privat në Instagram: “Më dëgjo: Nga dreqin më njeh që të më trajtosh si gënjeshtare dhe të merresh me të kaluarën time? Sa të paguan Carmen?” Mesazhi është publikuar në mediat argjentinase.

Të fundit

Presidenti Trump u lejon armët, efektivëve të Gardës Kombëtare, në misionin anti-krim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka urdhëruar personelin e Gardës Kombëtare që po patrullon rrugët e Uashington DC...

“Papillon”, odiseja e një shpirti të pathyeshëm

Nga Leonard Veizi Ka burra që thyejnë hekurat dhe burra që thyejnë vetveten. “Papillon” është historia e një shpirti që zgjodhi të mos thyhej. Në...

DW: “Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Vështirësohet pleqërimi, rritet hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar...

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin. Një...

Lajme të tjera

Web TV