“Tirana binjakëzim me Kharkivin”/ Veliaj flet nga Ukraina: Bie shi me bomba çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës do të ndihmojë Ukrainën me rindërtimin e shkollave dhe do të japë ekspertizën e saj për rimëkëmbjen e Ukrainës si pasojë e luftës. Një ditë pas takimit me Presidentin e Ukrainës, Kryebashkiaku Erion Veliaj shkroi se Presidenti Zelensky i shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Shqipëria dhe Kryeministri Rama kanë dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe.

Sakaq, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka folur në një lidhje Skype për rubrikën “Opinion” në News24 nga Kievi, duke zbuluar detaje nga vizita dhe takimet e zhvilluara me zyrtarë në Ukrainë.

Ai u shpreh se Tirana është në një lidhje binjakëzimi me qytetin e Kharkivit. Shtuar këtu edhe faktin që në këtë qytet jeton një komunitet i vogël shqiptarësh që janë vendosur aty që nga koha e Skënderbeut, Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër rindërtimin e një shkolle.

Mbi afatet kohore se kur kjo do të nisë, Veliaj tha se varet se kur do të ndalojnë sulmet intensive mbi Kharkiv.

“Ndamë eksperiancën me tërmetin që pagesa e qerasë ishte më efektive si kosto se kampet. Irpin dhe Bucha në periferi të Kievit situata ishte e rëndë. Tërmetit s’ke çfarë i bën. por këtë e bëri dora e njeriut. Tirana është qytet binjak me Kharkivin ku kishim edhe konsulatën. Kryetari i bashkisë së Kharkivit nuk mund të vinte pasi ka bombardime intensive në këtë qytet. Është një zonë kufitare me Rusinë dhe bombardimet janë të përditshme. Bie një shi me bomba çdo ditë. Si Këshill Bashkiak kemi vendosur të rindërtojmë një shkollë. 5 mijë shqiptarë kanë jetuar aty që nga koha e Skënderbeut. Sikur të 200 bashkitë e rrjetit të marrin përsipër diçka, rindërtimi do të jetë më i lehtë. Shumë shpejt do të kemi një forum të arkitektëve për Ukrainën. Një fatkeqësi mund të kthehet në një mundësi, me modesten tonë ne mund të luajmë një rol”, tha ai.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV