Peshëngritësja shqiptare, Evangjeli Veli ka rezultuar pozitive në testin e dopingut, duke sjellë pezullimin e përkohshëm të saj. Veli për rrjedhojë ka kryer testin B dhe në rast se rezultati do të jetë i njëjtë, pra pozitive, atëherë mund të përjashtohet me 8 vite nga peshëngritja, duke qenë se është përsëritëse.
Peshëngritësja shqiptare në fund të majit u shpall kampione Europe në kompeticionin e zhvilluar në Tiranë, duke fituar 2 medalje të arta dhe një të argjendtë. Ajo do të merrte 72 milionë lekë nga shteti shqiptar për arritjen, por për momentin shuma është ngrirë.
Hera e fundit që Veli ka rezultuar pozitive në testin e dopingut ka qenë në mars të 2017, para nisjes për në Europianin e Rumanisë.