“Ndalo!”, banori rrëfen si ndodhi sulmi: Nuk iu bind urdhrit, tentoi të ikte, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një prej personave që ishte prezent në momentin e sulmit të kryer ndaj ushtarëve shqiptarë në Uzinë, ka treguar për News 24 çdo gjë që ka parë.

Banori ka rrëfyer se si ndodhi sulmi në uzinën e armatime, ku 2 rusë dhe 1 ukrainas tentuan që të hynin brenda në godinë, ndërsa një prej tyre sulmoi ushtarët.

Si ka ndodhur ngjarja?

Erdhi personi në rrugë. Pasi erdhi ai, erdhi roja që e kapi në moment. Ai hapi spray-n për të ikur, dhe sulmoi. Më pas erdhi policia. Ai tentoi që të ikte, hapi sprayn. Se di, ata thanë se kishte hyrë brenda uzinës. I thanë ‘ndalo!’ Por nuk ndaloi. Më pas erdhi policia dhe më pas ambulanca. Ushtarakët pësuan lëndime që i ra në sy dhe në pjesën e përparme të fytyrës. Më pas e mori policia dhe ikën.

Kush ishte ky person?

Më thanë se ishte rus. Nuk e dëgjova ça gjuhe fliste. Vetëm ai ishte. Uzina ka roje që rrinë për pastrimin. Nuk ka punonjës.

Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit

Shpërthim me tritol në Sarandë/ Hidhet në erë një automjet

Qyteti i Sarandës u trondit mbrëmjen e së hënës nga një shpërthim i fuqishëm me tritol. Policia thotë se...

1456 – Rrethimi i Beogradit: Kur Europa ndaloi Mehmetin II

Pas rënies së Kostandinopojës në 1453, Perandoria Osmane u shfaq si fuqia më kërcënuese për botën e krishterë në Lindjen dhe Juglindjen e Evropës....

I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten

Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 13 gradë Celsius,...

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve...

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit...

Lajme të tjera

Web TV