Një ashensor është shkëputur në një pallat në Kosovë, e për pasojë një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas mediave kosovare ashensori është rrezuar në momentin që është ndërprerë energjia elektrike.
Policia njofton se gruaja ka pësuar lëndime të rënda dhe më pas është dërguar në QKUK.
Kujtojmë që ditëve të fundit Kosova është përballur me reduktime të energjisë elektrike.
Njoftimi i policisë:
Është raportuar se viktima femër kosovare deri sa ishte në ashensor nga ndërprerja e energjisë elektrike ashensori ka rënë poshtë me shpejtësi të madhe. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar.