“Të dyshuar për spiunazh”, mediat e huaja jehonë sulmit në uzinën e armëve në Gramsh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Incidenti që ndodhi dje në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh ka marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kanali informativ britanik Sky News, i cili i ka kushtuar një rëndësi të madhe luftës në Ukrainë që pasi nisi në shkurt, e raportoi ngjarjen të shtunën mbrëma.

Shqipëria njofton se dy nga ushtarët e saj mbetën të lënduar ndërsa përpiqeshin të ndalonin dy rusë dhe një ukrainas që po përpiqeshin të hynin në një fabrikë ushtarake në qendër të vendit.

“Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase janë përpjekur të hyjnë në fabrikë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

“Menjëherë kanë reaguar oficerët që ruanin Uzinën, por gjatë përpjekjeve të tyre për ndalimin e tre shtetasve të huaj kanë mbetur të plagosur dy ushtarë tanë”, thuhet në njoftim, ndërsa gjendja e ushtarëve është e qëndrushme.

Ministria tha se tre shtetasit e huaj u arrestuan.

Në kohën e komunizmit, uzina shqiptare e Gramshit u përdor për prodhimin e kallashnikovit rus AK 47.

Sipas faqes së internetit të ministrisë, fabrika ofron sot shërbime prodhimi për industrinë e mbrojtjes, pa dhënë më shumë detaje. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009.

Të fundit

Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez

Romanca mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez ka hyrë në një kapitull të ri. Një ndër çiftet më të...

Shkaktuan zjarret në Lukovë dhe Tragjas, arrestohet 1 person

Policia e Vlorës ka arrestuar 1 person dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë për 3 raste zjarrvënie, përkatësisht në Lukovë, Bolenë dhe Tragjas. Specialistët...

Zjarri në fshatin Xath, kryebashkiaku: Ministrit i kam çuar mesazh, por…

Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hilë Curri, është shprehur për Report Tv se banesat në fshatin Xath rrezikohen seriozisht nga flakët masive që po përhapen...

Vrasja në Gjilan, flitet për fajde me dorëzani 70 mijë euro

Selami e Edmond Hasani si dhe Abedin Hoxha mbetën viktima të një ngjarjeje të rëndë që ndodhi mesditën e së dielës në Gjilan. Mefail...

“Do i fus në një dhomë për dy minuta”, Trump zbulon planin Putin-Zelensky

Donald Trump, ka deklaruar se do ta vendosë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në një dhomë me Zelenskyn për të arritur një marrëveshje për...

Lajme të tjera

Web TV