U arrestuan sepse po fotografonin uzinën e Poliçanit, reagon Ministra e Mbrojtjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar zyrtarisht në lidhje me arrestimin e shtetasve çekë të cilët po filmonin në afërsi të tuneleve në Poliçan.

Njoftim për media:

‘Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar.

Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke.

Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm.

Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend.’- njofton Ministria e Mbrojtjes.

Të fundit

Këngëtarët rrisin tarifat për sezonin e verës/ Ja sa kërkojnë për një natë në koncert

Sezoni veror daton edhe me pikun e aktiviteteve për artistët shqiptar. Të shumtë janë këngëtarët që sjellin produksione të...

Berisha godet të vetët/ Zgjodhën rrugën e gabuar!

Katër kandidatët humbës sipas Sali Berishës zgjodhën rrugën e gabuar për të kërkuar rinumërimin e votave të tyre. Kryedemokrati e cilësoi keqkuptim ankimimin e Alimehmetit,...

“I dashur Edi”, Berisha i kthen përgjigje letrës së Ramës

I dashur Edi, Të falenderoj për letrën që më shkrove dje, duke shprehur mirënjohjen tënde për gjithçka që kam bërë që ti të fitosh mandatin...

Subvencionet ndikojnë tregun/ Fermerët ankohen për konsumimin e perimeve të importit

Shqiptarët tryezën nuk e shtrojnë me produktet e vendit, por me ato të importit. Domatet e Vladimir Çelës nga Karbunara e Lushnjës, si treg të...

Don Xhoni blen ‘Lamborghini Revuelto’, vlera e makinës luksoze i kalon 600 mijë dollarë

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka shtuar një tjetër supermakinë në koleksionin e tij, Lamborghini Revuelto, modeli më i ri dhe më i...

Lajme të tjera

Web TV