Usyk mposht për herë të dytë Joshua, ukrainasi konfirmohet si kampion bote

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu si edhe në shtatorin e kaluar, sërish ndeshja për titullin e Botës në Kategorinë e Peshave të Rënda, WBA, IBF, WBO, IBO mes Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua nuk pati shumë histori. Ukrainasi triumfoi falë vendimit të jurisë pas 12 raundeve në të cilat pjesën më të madhe të kohës ishte në udhëheqje duke diktuar ritmin në ringun e Arabisë Saudite. Shpeshherë Usyk gjeti të zbuluar britanikun duke i dhënë goditje tronditëse në kokë, por edhe në trup.

Nga ana tjetër, Joshua bëri mirë vetëm në raundin e nëntë, kur me pak këmbëngulje edhe mund ta kishte hedhur në tapet Osyk, megjithatë ukrainasi rezistoi dhe menaxhoi më së miri energjitë për t’i shkuar ndeshjes deri në raundin e 12-të dhe më pas për të fituar falë vendimit të jurisë.

Ndërkohë pas sfidës, një moment për t’u veçuar ishte shfaqja që dhuroi Joshua, i cili komplimentoi kundërshtarin edhe pse iu afrua Usyk duke theksuar se ai nuk është shumë i fortë, por ka shumë aftësi. Ukrainasi, ruajti qetësinë deri në fund, teksa e tregoi edhe njëherë në ring se Joshua për të është një kundërshtar lehtësisht i kalueshëm ndërsa më parë Joshua guxoi edhe të flakte jashtë ringut titujt e Usyk.

Të fundit

Putin fajëson Ukrainën për mungesën e progresit të bisedimeve

Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i...

Aksionet evropiane shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

Aksionet në të gjithë Evropën u mbyllën më poshtë të premten, ndërsa investitorët globalë vlerësuan se si fushata e tarifave e presidentit Donald Trump...

Achraf Hakimi akuzohet për përdhunim

Mbrojtësi maroken i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, i konfirmuar së fundmi si kandidat për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, mund të përballet me një...

E vranë dhe e copëtuan me sëpatë sepse harroi të përgatiste darkën? Nëna pranon krimin

“Bëra diçka monustroze, por ishte e nevojshme”, kështu ka deklaruar para grupit hetimor 62-vjeçarja Lorena Venier e cila ditë më parë vrau me sëpatë...

Trump merr një tjetër nominim për Çmimin Nobel për Paqen

Zëvendëskryeministri i Kamboxhias, Sun Chandol, ka konfirmuar se vendi i tij do të nominojë presidentin amerikan Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen, duke...

Lajme të tjera

Web TV