E FUNDIT/ I mori jetën Madrit Ulqinakut, vihet në pranga autori 18-vjeçar

Vihet në pranga autori i vrasjes së Madrit Ulqinakut mbrëmjen e 17 gushtit në qytetin e Elbasanit.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar autori i dyshuar Horgito Peqini, 18 vjeç.

Po kështu u shoqërua nga policia edhe një shtetas me inicialet K.S., 33 vjeç që ishte bashkë me autorin e vrasjes.

Po punohet për sqarimin e rrethanave duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.