Dumani nxjerr në SPAK dhe emrin e Lazes, presidentit të F.C Elbasanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Arrestimi në Durrës i Agim Gjinit, një prej bashkëpuntorëve të ngushtë të disa grabitjeve me Nuredin Dumanin, ka zbuluar detaje të tjera domethënesë në dosjen voluminoze që po hetohet nga prokuroria e posaçme SPAK. Redaksia mëson se gjatë kësaj kohe qëndrimi në burg, bashkëpuntori kryesor i kësaj prokurorie, Nuredin Dumani, ka folur për emra të tjerë, që në Elbasan janë mjaft të njohur dhe i përkasin botës së sportit. Bëhet fjalë për Arben Lazen, Presidentin e Ndjerë të skuadrës së Futbollit Elbasan, i cili sipas Dumanit, i ka ndihmuar për tu fshehur dhe për të mbajtur në dispozicion, 1 automjetet që u përdor për vëzhgimin dhe vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Laze prej muajit Janar 2022 ka ndëruar jetë si një pasojë e një ataku kardiak, ndërsa vrasja e Ramazanit, ka ndodhur në 20 korrik 2020 në Elbasan. Porosia për këtë vrasje është marë prej Dumanit nga Erjon Alibej, kundrejt shumës 100 mijë euro. Dumani i ka treguar prokurorëve të SPAK, se Presidenti i Futbollit të Elbasanit, Arben Laze, ishte daja i nuses së Erjon Alibej, ndaj që ai ishte në dijeni se çfarë po përgatitej dhe kishte vënë në dispozicion ambjentet e magazinës së tij, për të fshehur autorët dhe automjetin tip “Passat” që u përdor në vrasje. Sipas Dumanit makina tip “Passat” ka qënë e vjedhur dhe pas 3 ditësh, ai është kontaktuar nga Erjon Alibej, i cili i ka thënë që të shkonte me “Passatin” dhe ta fshinte tek magazinat e Arben Lazes, që ishin në zonën e Fushë-Mbretit në Metalurgjik. Ndërsa në këtë vrasje, Dumani e etiketon Elio Bitrin si personin kryesor që kishte marë përsipër që të jepte ndihmë përmes informacionit, duke siguruar të dhëna për Emiljanon si, vendin se ku e kishte shtepinë, servisin si dhe vendin ku ai bënte palestër.

Bashkëpuntori i drejtësisë ka treguar se kur ka ka shkuar me “Passat”, në zonën e Metalurgjikut, tek shinat e trenit e priste Arben Laze, të cilin e ka ndjekur nga pas me makinë deri në ambientet e brendshme të magazinës. Aty së bashku me Arben Lazen, kanë mbuluar me mushama “Passatin” dhe sërisht nën shoqërinë e Arben Lazes, janë larguar deri tek shinat e trenit, ku aty më pas e ka pritur Elio Bitri. Mësohet se Dumani i ka treguar prokurorëve se teksa bënte përgatitjet për vrasjen e Ramazanit, ai fshihej në Fushë-Krujë, në një shtepi tek pazari dhe se 3 ditë ka qëndruar i fshehur në magazinën e Arben Lazes. Burimet pranë prokurorisë SPAK thanë për “Ora News” se fillimisht vrasjen e Emiljano Ramazanit, Dumani ja ka besuar dy Fushë-Krujësve Besian Xhixha dhe Enver Divës.

Lexo edhe :  Shpërthime të fuqishme në Sarandë, alarmohen qytetarët! Ndalohen nga policia dy të rinj

Ata e kanë pranuar fillimisht dhe Dumani mësohet ti ketë çuar në Elbasan, duke qëndruar 3 ditë të fshehur në magazinën e Arben Lazes. Por Xhixha dhe Diva, nuk u hodhën asnjëherë në aksion, pasi gjatë qëndrimit në magazinë i kanë kërkuar që pjesëmarrës në vrasje të ishte dhe Nuredin Dumani. Por ky i fundit ka refuzuar të dalë në terren dhe të jetë pjesëmarrës në vrasje. Ndaj që Besian Xhixha dhe Enver Diva, nuk kanë arritur të bëjnë vrasjen, ç’ka solli që Dumani të gjejë njerëz të tjerë,duke ja besuar vrasjen Henrik Hoxhës dhe “Nipçes” nga Fieri, Skerdi Tasi. Komunikimet mes tyre kanë vijuar me telefona “Sky” deri në momentin e ekzekutimit. Emiljano Ramazani, është vrarë poshtë shtëpisë së tij, sapo kishte dalë nga palestra. Ditën e krimit, Henrik Hoxha dhe Skerdi Tasi, lëviznin me makinën tip “Passat”, që Nuredin Dumani ja kishte lënë tek magazina e Arben Lazes në Fushë-Mbret. Henriku ka qënë shofer i makinës, ndërsa Tasi ka zbritur nga mjeti dhe ka qëlluar 6 herë në drejtim të Ramazanit, duke e lënë të vdekur në vend. Makina tip “Passat”, më pas është gjendur nga policia e Elbasanit e djegur në fshatin Vidhas.

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV