Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Gusht 1919 – Pavarësia/ Afganët, para rusëve dhe amerikanëve luftë me britanikët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në historinë së tyre afganasit kanë luftuar ndaj ushtrisë britanike, asaj sovjetike por dhe ndaj trupave amerikane

Ata janë vërtet një popull heroik. Kanë qënë nën çizmen e ushtarit sovjetik por dhe nën atë të ushtarit amerikanë. Ndaj janë mësuar të lindin e të vdesin në luftë, apo të jenë gjatë gjithë kohës vigjëlentë. E megjithatë më parë se kaq afganasit kanë luftuar për të fituar pavarësinë nga Britania e Madhe. Dhe në gushtin e vitit 1919 kanë mundur të fitojnë…

…Perandoria e ngritur nga Ahmad Shah Durrani në vitin 1747 merret si fillimi i shtetit Afgan. Kjo perandori nuk pati jetë të gjatë pasi u shkatërrua për interesa të prijësve vendas. Pas një kohe të shkurtër Afganistani bie nën ndikimin e Britanisë së Madhe.
Më 1801 në marrëveshjen e paqes Anglo-Perse u vendosë edhe emërtimi “Afganistan”, që më parë ky vend njihej si termin tokat Afgane.
Pas rezistencave të shumta të popullit, në vitin 1893 Afganistani ndahet nga Britania e Madhe duke humbur disa pjesë të territorit ku sot shtrihet Pakistani. Që nga kjo kohë ende nuk ka ndonjë kufi zyrtar mes Afganistanit dhe Pakistanit.
Lufta e tretë Anglo-Afgane bëri të mundur pranimin e sovranitetit të Afganistanit nga Britanikët. Ndaj 9 gushti 1919 njihet zyrtarisht dhe si Dita e Pavarësisë

Marshimi sovjetik
Që prej vitit 1933 ishte një monarki e stabilizuar por që më pas duhej të linte vendin një republike të kontrolluar nga komunistët. Një përjetim i shkurtër i demokracisë përfundoi me grushtin e shtetit të vitit 1973 dhe me një kundër-grusht shteti komunist më 1978. Bashkimi Sovjetik u përpoq ta pushtonte më 1979 për të mbështetur regjimin komunist afgan që po shkatërrohej, duke u hedhur në një luftë të gjatë dhe shkatërruese. Marshimi i trupave sovjetike në Afganistan në vitin 1979, solli një luftë dhjetëvjeçare. BRSS u tërhoq më 1989 pas një presioni të papërkulshëm prej rebelëve anti-komunistë muxhahedinë që mbështeteshin ndërkombëtarisht.
Pas tërheqjes së trupave sovjetike më 1989 dhe dorëheqjes së kryetarit komunistë Najbullah më 1992, grupet muxhaedine fillojnë luftën për pushtet në mes tyre e cila vazhdon deri në vitin 1995. Nga kjo luftë shkatërruese dalin si fitimtarë grupi i muxhaedinëve të quajtur Taliban. Talibanët vendosin në 90% të vendit sundimin e tyre të një forme të prapambetur mesjetare e cila u sjellë probleme vendeve perëndimore.

Ndërhyrja amerikane
Pas sulmeve terroriste të 11 shtator 2001 në Nju Jork Siti dhe Uashington D.C., një aleancë ushtarake e SHBA me Aleancën Veriore rrëzoi regjimin taleban për shak të strehimit të Osama Bin Ladenit. Konferenca e Bonit e OKB-së, në 2001 krijoi dhe vendosi një program për rindërtimin politik që përfshinte adaptimin e një kushtetute të re, zgjedhjet presidenciale të vitit 2004 dhe zgjedhjet e Asamblesë Kombëtare të vitit 2005. Në dhjetor 2004, Hamid Karzai u bë presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Afganistan dhe Asambleja Kombëtare u inaugurua dhjetorin e ardhshmëm. Karzai u rizgjodh për një mandat të dytë në nëntor 2009. Pavarësisht nga përforcimi i një qeverie të qëndrueshme qendrore, talebanët e rigjallëruar dhe paqëndrueshmëria e vazhdueshme në zonat rurale – sidomos në jug dhe lindje – mbeten sfida serioze për Qeverinë Afgane.

Lexo edhe :  19 Tetor 1812/ Napoleoni tërhiqet nga Moska, la pas 400.000 të vdekur

Demokracia e përkohshme
Që nga 13 gushti 2004, Afganistani është i ndarë administrativisht në 34 provinca (vilajete ), ku çdo krahinë ka kryeqytetin e saj dhe një administratë provinciale. Provincat ndahen më tej në rreth 398 komuna, secila prej të cilëve normalisht mbulon një qytet ose një numër fshatrash. Secila komunë përfaqësohet nga një kryetar i komunës.
Kryetari i provincës (Valiu) emërohet nga Presidenti i Afganistanit dhe kryetari i komunës zgjidhet nga kryetari i provincës. Kryetarët provincialë janë përfaqësues të qeverisë qendrore në Kabul dhe janë përgjegjës për të gjitha çështjet administrative dhe formale brenda provincave të tyre. Ka edhe këshilla provinciale të cilat zgjidhen nëpërmjet zgjedhjeve të drejtpërdrejta dhe të përgjithshme për një periudhë prej katër vjetësh. Funksionet e këshillave provinciale janë për të marrë pjesë në planifikimin e zhvillimit provincial dhe në monitorimin dhe vlerësimin e institucioneve të tjera të qeverisjes provinciale.
Sipas nenit 140 të Kushtetutës dhe të dekretit presidencial mbi ligjin zgjedhor, kryetarët e bashkive të qyteteve duhet të zgjidhen me anë të zgjedhjeve të lira dhe të drejtpërdrejtë për një mandat katër vjeçar. Megjithatë, për shkak të kostove të mëdha zgjedhore, zgjedhjet për kryetar bashkie dhe komune asnjëherë nuk janë mbajtur. Në vend të kësaj, kryetarët e komunave kanë qenë të emëruar nga qeveria. Sa për kryeqytetin e Kabulit, kryetari emërohet nga Presidenti i Afganistanit.
Më 9 tetor 2004 mbahen zgjedhjet e para për kryetarë të Afganistanit të cilat i fiton Hamid Karsai.

Fundi dramatik
Forcat amerikane kanë qenë në Afganistan që nga viti 2001. Një koalicion i udhëhequr nga SHBA-ja rrëzoi talibanët nga pushteti disa javë pas sulmeve teroriste të 11 shtatorit, 2001 në SHBA nga Al-Kaida, e cila atëherë ishte e vendosur në Afganistan.
Talibanët u rigrupuan dhe u bënë një forcë kryengritëse që deri në vitin 2018 ishte aktive në më shumë se dy të tretat e vendit.
Në muajin shkurt të të vitit 2021 SHBA-ja arriti marrëveshje me talibanët për tërheqjen graduale të trupave të huaja nga Afganistani.

Të fundit

Kursi i këmbimit/ “Ngrin” euro, çfarë ndodh sot me monedhat e huaja

Monedha e eurozonës shitet sot me 98.9 lekë. Dollari këmbehet me 91.7 lekë. Paundi britanik kap sot vlerën e 118.8 lekëve. Dollari kanadez këmbehet në tregun valutor me 66.8 lekë. Franga zvicerane kap vlerën e...

Temperatura deri në 26 gradë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, ku më të dendura vranësirat do të jenë...

A është agresiv Meta në burg? Ja si përgjigjet sekretari i PL

Sekretari për Çështjet Ekonomike e Financiare i Partisë së Lirisë, Petraq Milo në një lidhje  “Skype”  ka komentuar atë që ndodhi me kreun e...

GJKKO shtyn seancën paraprake për Berishën dhe Malltezin

Është shtyrë seanca paraprake e mbajtur dje në GJKKO për dosjen Partizani, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi,...

Drejtësia e Re në Shqipëri: 34 vjet fatura zullumesh mbi shpinë

Nga Leonard Veizi   Një herë e një kohë, kur njerëzia merrte lejen vjetore e shëllohej në diell para detit, u bë e zakonshme të përsëritej...

Lajme të tjera

Web TV