Meta pozon me Kryemadhin nga bregdeti i Jalës: Një dashuri e vërtetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar mbrëmjen e së martës një foto në të cilën pozon pranë bashkëshortes së tij, ish-kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Foton, Meta dhe Kryemadhi e kanë shkrepur në Jalë, ku Partia e Lirisë ka mbledhur këtë vit të rinjtë e saj.

Meta kthehet në kampin e Jalës pas 5 vitesh mungesë pasi hoqi dorë nga postet që kishte në LSI dhe veshi kostumin e kreut të shtetit.

“Jala – Një dashuri më vete,” shkruan ish-presidenti në postimin e bërë në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se që nga viti 2008 LSI, ose siç quhet sot Partia e Lirisë mbledh të rinjtë e saj çdo verë në kampin e Jalës.

“Një kamp i ideuar nga të rinjtë për të rinjtë, nga e gjithë Shqipëria, ku politikën e ndërthurin me argëtimin, aktivitete sociale e kulturore, sportin dhe shumë trajnime e shkëmbime eksperiencash me personalitetet më të rëndësishme politike dhe jo vetëm. Të rinjtë kanë mundësi të shfaqin gjithë potencialin e tyre dhe të promovohen gjatë aktiviteteve në axhendën e larmishme të projektuar për ditët e kampit,” thotë Meta.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV