Burg për tre të huajt, avokati i ukrainasit: Klientit tim iu mohua gjuha zyrtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg dy rusët dhe ukrainasin, që tentuan të futen në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh, disa ditë më parë. Gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve të tyre mbrojtës, të cilët kërkuan masë më të butë sigurie.

Në një deklaratë për mediat, avokati i shtetasit ukrainas, Saimir Vishaj ngriti një shqetësim se klienti i tij nuk është pyetur në gjuhën e tij amtare, por atë ruse. Sipas avokatit kjo shkelje rrëzon të gjithë procedurën e marrjes në pyetje. Po kështu Visha tha se policia dështoi pasi akuza ishte regjistruar për 5 vepra penale dhe aktualisht kanë mbetur dy.

“Në lidhje me klientin tim që është Ukraina, është mohuar gjuha zyrtare e tij. Nuk mund të pyetet në gjuhën ruse, ndonëse e kupton këtë gjuhë. Personat nën hetim të tjerë kanë kërkuar të mbrohen nga avokatë të zgjedhur. Por gjykata ua ka caktuar.

Në lidhje me akuzat ju e dëgjuat edhe vetë që nga ana e policisë dështoi. Kanë ngelur vetëm dy vepra penale, goditje për shkak të detyrës dhe sigurimi i të dhënave. Nuk ka fakt penal që të bësh fotografi. I mbrojturi prej meje është shtetas ukrainas dhe nuk ka pasur lidhje shërbimet ruse”, tha avokati Vishaj.

Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov u arrestuan pasditen e së shtunës. Ata u pikasën pranë ambienteve të uzinës ushtarake në orën 17.30. Njëri nga të huajt u përlesh me ushtarët, të cilët ruajnë objektin, duke lënduar dy prej tyre.

Të fundit

Lapaj i shkruan KQZ-së: Kur dikush jep dorëheqjen, s’ka kthim pas

Adriatik Lapaj ka dërguar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve një shkresë ku kërkon nga Ilirjan Celibashi respektimin e dorëheqjeve...

Me çekiç në dorë, i riu nga Mamurrasi tenton të grabisë marketin

Një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të vidhte një market të vogël në qytetin e Mamurras. Uniformat blu raportojnë se shtetasi me iniciale...

Liverpool dërgon ofertën e parë zyrtare për Ekitike, Eintracht Frankfurt e refuzon

Liverpooli zyrtarisht i ka paraqitur një ofertë zyrtare Eintracht Frankfurt për Hugo Ekitike, pasi ka shtuar përpjekjet për ta nënshkruar atë në 24 orët...

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

Stërvitja e parë ushtarake mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze shënon një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve. Me...

Më në fund! Fëmijët në Ukrainë dhe Rusi ribashkohen me familjet

Rusia ka kthyer në Ukrainë 11 fëmijë të ndarë nga familjet e tyre nga lufta, ndërsa Ukraina ka kthyer tre në Rusi, ka konfirmuar...

Lajme të tjera

Web TV