Detajet/ Martinaj i zhdukur edhe për familjarët, ja kur e transportoi me makinë polici

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Lezhës ka arrestuar ditën e sotme agjentin e Forcave të Posaçme Operacionale, 28-vjeçarin Jeton Lami, pasi akuzohet se i ka ofruar ndihmë dhe ka transportuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur dhe pa asnjë kontakt me familjen e tij.

BalkanWeb raporton se efektivi Lami dyshohet se e ka transportuar Martinajn nga Lezha në Laç, Shkodër apo në Vlorë gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim, pas zhvillimit të operacionit “Plumbi i artë”.

Përveç Lamit, ka dyshime që Martinaj është ndihmuar edhe nga punonjës të Komisariatit të Fushë-Krujës.

Ervis Martinaj është një personazh në kërkim nga SPAK, pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua. Alarmin për zhdukjen e tij e dha xhaxhai, i cili më 10 gusht bëri denoncim në polici se familja ishte humbur kontaktet me Martinajn, ndërsa lajmi u konfirmua për gazetaren Klodiana Lala më 11 gusht.

Prokuroria dhe policia po vijojnë kërkimet dhe hetimet për këtë denoncim, nëse është një plan i thurur nga Martinaj, i cili është në kërkim, apo nëse bëhet fjalë për një kallëzim të vërtetë.

 

 

Të fundit

U shkarkua pas dy ndeshjesh, vjen reagimi i trajnerit Ten Hag

Erik ten Hag ka reaguar me keqardhje pas shkarkimit të tij nga Bayer Leverkusen. Shkarkimi ndodhi pas vetëm dy...

Putin: Rusia nuk e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në BE

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska kurrë nuk e ka kundërshtuar anëtarësimin eventual të Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke shtuar se mendon që...

Më pak se 10 mijë lekë në muaj, pensionistët janë të varfër

Sipas një raporti të UNDP, 13% e pensionistëve marrin rreth 10 mijë lekë në muaj. Ndërkohë statistikat tregojnë se numri i tyre arrin deri...

Berisha po e bën gati, ka zgjedhur njeriun që do bëhet kryetar i PD

Një ditë më parë, kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 Majit, Andi Mustafaj, njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i departamentit të “Brain Gain”, një...

Shijak/ Leva, grushte e shqelma, “të fortët” përplasen në rrugë

Një aksident i rëndomtë i ndodhur ditën e sotme në zonën e Shijakut, është kthyer në burim sherri mes personave të përfshirë. E ndërsa nuk...

Lajme të tjera

Web TV