Guardiola: “Bernardo e pëlqen shumë Barcelonën, por unë dua që ai të qëndrojë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bernardo Silva është dëshira e fundit e Barcelonës në merkato. Në Spanjë janë të sigurt që klubi katalanas ka arritur një akord me lojtarin portugez, por misioni për të bindur Manchester City nuk është aspak i thjeshtë.

28-vjeçari ndodhet nën kontratë me kampionët e Anglisë, të cilët kërkojnë 85-90 milionë euro për ta lënë të lirë, shumë të cilën Barcelona nuk ka mundësi ta paguajë në këto momente, por presidenti Laporta shpreson ta marrë lojtarin në huazim me të drejtë blerjeje.

Pep Guardiola e vlerëson shumë Bernardo Silvën, spanjolli shpreson ta ketë sërish në dispozicion mesfushorin ofensiv, por e pranon se dëshira e lojtarit është të ndryshojë ambient pas katër titujve kampion të fituar në ishull.

Pas barazimit 3-3 në miqësoren me Barcelonën, trajneri i “Cityzens” deklaroi: “Ne duam që Bernardo Silva të vazhdojë me ne, por nuk dua që askush të jetë i pakënaqur këtu. Dy klubet duhet të arrijnë një marrëveshje mes tyre, kjo ka rëndësi”.

“Kush jam unë që t’i them Barçës që ta harrojë firmën me lojtarin tim? Por, ne nuk kemi marrë ofertë zyrtare deri tani. Sigurisht që unë e dua në ekipin tim Bernardon. Nuk dua të largohet, pasi është një futbollist klasi dhe një person i shkëlqyer”.

“E përsëris: unë dua që të qëndrojë, ama është e vërtetë që ai e pëlqen shumë Barcelonën”, theksoi trajneri katalanas në lidhje me lojtarin e kombëtares portugeze, i cili luajti 65 minuta në barazimin spektakolar në “Camp Nou.

Të fundit

“Na çliroi nga pengmarrja”/ Largimi i Berishës, dëmi më i madh që mund t’i bëhet PD-së!

Ndonëse askush nuk e ka ngritur brenda radhëve të PD-së idenë e largimit të Berishës, Edi Paloka i është...

Bulmeti me faturë/ Pilku: Shumë operatorë do të mbyllen

Nga dita e sotme, Tatimet nisën kontrollet për të rregulluar tregun e produkteve të bulmetit, duke kërkuar faturë tatimore. Aksioni që shihet nga qeveria si...

‘Tërmet’në Bashkinë Kukës/ Shkarkohen 14 administratorë dhe 2 nënkryetarë

Në Bashkinë e Kukësit janë marrë masa drastike pas analizës së punës për periudhën Janar–Qershor 2025. Më datë 10 Korrik, kryetari i Bashkisë Kukës vendosi...

Erdogan shpall fitoren kundër “terrorizmit” pas çarmatosjes së PKK-së

Procesi i paqes në Turqi Kurdët shpresojnë që fundi i luftës së armatosur t’u garantojë më shumë të drejta Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi dje...

“Dashuria” për UÇK/ Gazetarja polake mbledh fakte e dëshmi në Kosovë

Gazetarja polake, Weronika Kochan ka krijuar një lidhje të veçantë shpirtërore me Kosovën. Për vendin tonë, për herë të parë kishte dëgjuar gjatë pushimeve në...

Lajme të tjera

Web TV