‘Nxehet’ situata! Erdogan kërcënon sërish Greqinë: Mund të vijmë papritur një natë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse shpesh duket si një lojë “tërhiq e mos e këput”, Greqia dhe Turqia vazhdojnë të kenë përplasje.

Së fundmi, Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka kërcënuar sërish Greqinë. Mediat greke bëjnë me dije se presidenti turk gjatë një takimi të zhvilluar në rajonin Ahlat të Biltisit, tha se ushtria turke do të vijojë operacionet për sigurinë e vendit të tij.

“Ne mund të vijmë papritur një natë (në veri të Sirisë) por edhe kudo tjetër”, ka thënë ai.

Siç raportohet, në deklaratën e tij Erdogan tha se lufta kundër terrorizmit nuk do të përfundojë derisa kufiri jugor i vendit të sigurohet me një korridor 30 km.

“I deklaroj edhe një herë botës se lufta jonë nuk do të përfundojë derisa të sigurojmë kufirin tonë jugor me një korridor 30 kilometra të thellë. Ne do të vazhdojmë operacionet sipas prioriteteve të sigurisë së vendit tonë dhe planifikimit tonë… Mund të vijmë papritur (në veri të Sirisë) një natë dhe mund të vijmë kudo tjetër. Ne shtypëm kokat e organizatave terroriste dhe do të vazhdojmë t’i shtypim ata”,- tha ai. 

Sakaq nga tjetër ministri i Jashtëm grek, Niko Dendias është shprehur se prej tri vitesh janë përballur me një krizë të vazhdueshme ulje-ngritjeje me Turqinë.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV