Shqiptarët ‘pushtojnë’ Anglinë/ Eksperti: Në 2020-ën u kapën 50 shqiptarë, këtë vit 6000

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët kanë pushtuar së fundmi mediat britanike, sepse shifrat e emigrantëve të paligjshëm në vend janë bërë shqetësuese për qeverinë.

Këtë të enjte, mediat raportuan mbi një marrëveshje që kanë nënshkruar dy vendet për ekstradimin e shpejtë të emigrantëve shqiptarë. Kjo do bëhej e mundur përmes avionëve të cilat Home Office në Britani do i merrte me qira posaçërisht për këta emigrantë.

Sakaq, një ekspertë në Britani ka publikuar disa shifra alarmante. Në një intervistë për Sunday Express, eksperti i statistikave Mark White tha se brenda dy vitesh, numri i shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me 12 mijë përqind. Ai e konsideron këtë situatë si krizë mbi krizën.

Numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin Anglez për të kërkuar azil në Britaninë e Madhe është rritur me 12000 për qind në dy vitet e fundit, pohon një ekspert, në atë që ata e quajnë “krizë brenda krizës”.

Afërsisht 23,500 njerëz kanë kaluar në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit me gomone, vetëm 5,000 më pak se vitin e kaluar. Prej tyre, 6,000 janë shqiptarë, pohoi White.

Për t’ju dhënë një ilustrim të shifrave të emigrantëve që vijnë këtu, 23,500 njerëz kanë mbërritur me varka të vogla këtë vit. Tani, kjo krahasohet me 28,500 në të gjithë vitin e kaluar. Nga ata aktualisht, afërsisht 6000 kanë qenë shqiptarë. Bëhet fjalë vetëm për 8 muaj, pra mbeten dhe 4 muaj të tjerë. Tani, për t’ju dhënë një ide se sa është rritur numri i shqiptarëve në këto varka, në vitin 2020 ishin vetëm 50 shqiptarë që u zbuluan në varka të vogla” – tha White.

Numri i shqiptarëve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me varka emigrantësh që kalojnë Kanalin është rritur “thelbësisht” gjatë muajve të fundit, tha Home Office.

Lexo edhe :  Evropa zbret në Washington, sfidon ‘pazarin’ Trump-Putin

Ata pretenduan se rreth 2,165 u regjistruan si mbërritje midis janarit dhe qershorit 2022, krahasuar me vetëm 23 të zbuluara në të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas një raporti të botuar të enjten.

111

Të fundit

23 gusht 1939 – Firmoset pakti i mossulmimit Gjermano-Rus i Molotov-Ribbentrop

Pakti Molotov-Ribbentrop, i njohur gjithashtu si Pakti i Mos-sulmimit ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik, u firmos më 23 gusht...

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur vendin e titullarit me ardhjen...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Lajme të tjera

Web TV