I dënuar në Itali për prostitucion, vetëhelmohet me fotoksinë 35-vjeçari në Dimal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 35-vjeçar nga fshati Samaticë, i identifikuar si Dashnor Oshafi, në bashkinë Dimal i ka dhënë fund jetës, duke pirë një dozë të fortë “fostoksine”. Mësohet se 35-vjeçari është gjetur i shtirë në dysheme nga familjarët, të cilët e kanë transportuar në Spitalin Rajonal Berat, në gjendje të rëndë.

Ai ka ndërruar jetë 2 orë pas mbërritjes në spital dhe trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit të Beratit, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Oshafi ishte fermer në Samaticë, aktivist i njohur për të drejtat e fermerëve dhe i njohur në çdo protestë, ku ka ngritur zërin për të drejtat e tyre. Por ai ishte edhe një person me precedent kriminal, i arrestuar në vitin 2016, pasi Gjykata e Napolit në Itali kishte caktuar për të masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikimi i qënieve njerëzore” dhe “Emigracion i paligjshëm”.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që e kanë detyruar 35-vjeçarin t’i jap fund jetës, duke u vetëhelmuar.

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV