Ish-bashkëjetuesi tentoi ta digjte me benzinë, flet 16-vjeçarja: I dallova erën dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

3 të rinj u arrestuan ditën e sjeshme pasi dhunuan dhe kishin tentuar që t’i vinin flakën një vajze të mitur. Ardit Çela, 25-vjeç bashkë me dy shokët e tij Enea Hoxhën dhe 17-vjeçarin D.M, dyshohet se jashtë një pallati ushtruan dhunë ndaj një 16-vjeçareje, e më pas tentuan ta dëmtojnë me benzinë. E mitura ishte e ish-e dashura e 25-vjeçarit Ardit Çela dhe bashkëjetonte me të.

Sakaq, detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja.

Siç shkruan Ora News, e mitura ka treguar përballë një oficere të gjithë skenën tragjike.

Sipas dosjes hetimore që tashmë po ndiqet nga prokurori i Tiranës Saimir Hysa,Çela ka pasur mosmarrëveshje me vajzën e re kohët e fundit për shkak të dyshimeve për tradhti. Ai e ka survejuar një ditë 16-vjeçaren duke e pikasur atë me një person tjetër në hotel. Kjo ka sjellë që Çela të hakmerret, në formën me ekstreme duke vënë në zbatim planin për ta djegur me benzinë 16-vjeçaren.

Çela konsiderohet nga strukturat e komisariatit nr. 2 në Tiranë si kontingjent kriminal dhe i shoqëruar disa herë në polici. Por këtë herë ai është bërë protagonist i një ngjarje të rëndë, duke tentuar të vrasë bashkëjetuesen e tij, të cilën e ka lyer me benzinë dhe më pas ka dashur t’ia verë zjarrin me çakmak.

Sipas dëshmisë së vajzës, bashkëjetuesi benzinën e kishte siguruar në një bidon të vogël që përdoret për pijet freskuese.

“…unë kam parë Arditin që të më lagi në shkallët e pallatit me një bidon të vogël, të cilin e kishte mbushur me benzinë. Benzinën e kam dalluar nga era, dhe jam trembur shumë. Arditi ka nxjerrë nga xhepi një çakmak dhe aty, e tmerruar jam larguar me vrap përmes pallateve duke kërkuar ndihmë…” – ka treguar në polici 16-vjeçarja.

Të fundit

OKB: Të paktën 875 palestinezë u vranë duke pritur për ndihmat humanitare në Gaza

Zyra e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCHR) ka njoftuar të martën se ka regjistruar të...

Çerçiz Topulli, pushka që nuk heshti për Atdheun

Nga Leonard Veizi Një mëngjes korriku, kur dielli ngjitej mbi kodrat e Podgoricës dhe tymi i barutit ende errëzonte qiellin, një trup shqiptar ra mbi...

‘Fshatarët shihen sikur po shesin drogë’/ Braçe: Skema e TVSH bllokon lëshimin e faturës

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e sheh si të domosdoshëm aksionin e ndërmarrë për sekuestrimin e produkteve bujqësore e blegtorale që tregtohen pa faturë,...

Celine Dion i mahnit fansat me foto në pishinë

Këngëtarja kanadeze Celine Dion, 57 vjeçe, ka surprizuar fansat e saj duke postuar në rrjetet sociale foto ku shfaqet e relaksuar në një pishinë,...

Serbia dhe Kina bashkojnë armët. Stërvitja e parë ushtarake mes dy vendeve

Serbia dhe Kina bashkojnë forcat e armatosura, për stërvitjen e parë të përbashkët ushtarake, gjatë gjysmës së dytë të korrikut. Siç njoftoi zëdhënësi i Ministrisë...

Lajme të tjera

Web TV