“Më të mirët”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën e djeshme është hedhur shorti për fazën e grupeve të UEFA Champions League, si dhe janë dhuruar çmimet: Lojtari i vitit dhe Trajneri i vitit. Prandaj fokusi i mediave sportive në ditën e sotme do të jetë pikërisht këtu.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

Gazeta madrilene “AS” e hap ditën sot duke shkruar në titullin kryesor: “Më të mirët”. UEFA shpall Karim Benzema, Alexia Putellas dhe Carlo Ancelotti si më të mirët në Europë për sezonin 2021/2022.Prima Pagina AS 26/08/2022

“Bomba e kampionëve”  shkruan katalanasja “Sport”. Barça është në grupin e vdekjes me Bayernin, Interin dhe Viktoria Plzen. Lewandowski do të provojë veten në rikthimin e tij në Mynih.Prima Pagina Sport 26/08/2022

Prestigjozja “Marca” e konsideron ditën e djeshme si “E  shkëlqyeshme!”. Futbolli spanjoll dominon çmimet kontinentale.Prima Pagina Marca 26/08/2022

“Shorti i Kampionëve Brutal” është titulli i “Mundo Deportivo”. Barça do të përballet me një grup shumë të vështirë me Bayernin, Inter dhe Viktoria. Benzema dhe Ancelotti janë lojtarët dhe trajneri më i mirë përkatësisht. Alexia përsërit mbretërimin.Prima Pagina Mundo Deportivo 26/08/2022

“La Gazzetta dello Sport” hapet me shortet e grupeve: “Kampionë, ne të katër”. Inter ka grupin më të vështirë, Milani shkoi mirë, Juve përplaset me PSG, kurse Napoli ëndërron.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 26/08/2022

“Po bëhet serioze” shkruan gazeta italiane “Corriere dello Sport”. Lazio-Inter është ndeshja e parë e madhe në këtë sezon të ri.Prima Pagina Corriere dello Sport 26/08/2022

“Tuttosport” hapet me zërat e merkatos: “Juve edhe Paredes”. Negocimi i detajeve me PSG-në, kërkohet një marrëveshje për formulën: bardhezinjtë shtyjnë për huazimin pa detyrim blerjeje ose me detyrim në kushte të caktuara.Prima Pagina Tuttosport 26/08/2022

Të fundit

Linda Rama: Si i perceptova prishjet pa leje dhe shkarkimet “on-block” të drejtorëve

Nuk do të më kishte shkuar mendja vetë, po të mos ma kishte kujtuar Linda: Nila, kam 12 vjet pa...

Situata me zjarret, MM zbulon ku ka vatra aktive

Përmes një komunikate për shtyp, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 23 vatra...

FA hapin dyert për kandidatët ushtarë, detarë e ajrorë aktivë. Vengu thirrje të rinjve

Nisin regjistrimet për të gjithë të rinjtë e të rejat deri në moshën 29 vjeç, që duan të jenë pjesë e Forcave të Armatosura...

Masakra që përndjek ende marrëdhëniet Kinë-Japoni

Masakra e Nanjingut dhe kujtimet e errëta të pushtimit japonez vazhdojnë të trazojnë marrëdhëniet midis Kinës dhe Japonisë. Ndërsa Kina kërkon njohje dhe pendesë...

Afera Partizani/ Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Berisha ka kryer paraqitjen pranë Prokurorisë...

Lajme të tjera

Web TV