Pas Shqipërisë, Mali i Zi bie pre e sulmeve kibernetike, i “vë gishtin” Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas rastit të Shqipërisë, që “ra pre” e sulmeve kibernetike, që nxorën jashtë funksionit portalin qeveritar e-albania, një tjetër shtet i Ballkanit ka hasur kështu problemesh.

Infrastruktura informative e Qeverisë së Malit të Zi ra pre e një sulmi kibernetik nga një vend i panjohur para pak ditësh, me qëllim që të kriptonin të dhënat e ruajtura në sistem, raportojnë mediat vendase. Ekspertët pohojnë se nuk ia kanë dalë mbanë, ndonëse të dhënat paraprake tregojnë se këto janë sulmet më të sofistikuara që kanë ndodhur deri më tani në Mal të Zi.

Sakaq, Agjencia e Sigurisë së Malit të Zi (ANB) konfirmoi më 26 gusht për Radion Evropa e Lirë se shërbimet ruse ishin përgjegjëse për një sulm të fuqishëm kibernetik që preku të gjithë strukturën shtetërore të informacionit të Qeverisë së Malit të Zi.

mal i zi

Sipas agjencisë, sulmi i së premtes ishte i parapërgatitur prej kohësh dhe se një sulm i të tilla përmasave ishte i paprecedentë në shtetin ballkanik.

Më herët, kryeministri me mandat teknik, Dritan Abazoviq, konfirmoi se qeveria e Malit të Zi është sulmuar nga hakerat për herë të dytë në pesë ditë, duke i quajtur sulmet të motivuara politikisht.

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj tha se objektivi kryesor është struktura e organeve shtetërore”, tha Dukaj, duke shtuar se “aleatët janë informuar” për sulmet.

 

Të fundit

“Miku më i besueshëm i babit”, djali i Hashim Thaçit uron Ramën për ditëlindje

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë një urim të veçantë për ditëlindjen e kryeministrit...

Rusia: Fundi i luftës në Ukrainë aktualisht nuk duket i mundur

Rusia thotë se arritja e qëllimeve të saj në Ukrainë me mjete diplomatike "nuk duket e mundur" për momentin. Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i...

Telefonata me Trump, Zelensky: Do ta mbrojmë qiellin tonë së bashku me SHBA

Presidenti i SHBA dhe ai ukrainas zhvilluan një bisedë telefonike, që u cilësua si mjaft e rëndësishme nga zyra e Zelenskyt. Presidenti ukrainas shkroi pas...

PD kërkesë në KQZ, akuza: Ku i kemi materialet filmike?

Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i kërkon KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të...

Plazhi i Spilles mbulohet nga mjegulla e dendur, pushuesit vijojnë plazhin

Plazhi i Spilles në Kavajë është përfshirë ditën e sotme nga një mjegull e dendur dhe nga një erë e fortë. Në foto shihen qartë...

Lajme të tjera

Web TV