Pse Begaj shkarkoi nga detyra djalin e përkthyesit të njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për rreth dy dekada, përkthyesi Edvin Shvarc ka punuar në institucionin e Presidencës, duke i shërbyer me përkushtim 4 krerëve të shtetit. Por dy ditë më parë, djali i përkthyesit të madh, Robert Shvarc është pushuar nga puna nga Presidenti aktual Bajram Begaj.

Edvin Shvarc mbante postin e drejtorit të informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë në Presidencë, por në shkresën e firmosur nga sekretari i përgjithshëm i presidentit thuhet se largimi nga kjo detyrë është bërë për shkak të panjehsimit të diplomës së tij të huaj nga ministria përkatëse e Arsimit.

Po ashtu, Shvarc i kërkohet që të bëjë dorëzimin e të gjitha materialeve dhe dokumentacioneve.

Pas shkarkimit të tij nga detyra, të shumta kanë qenë reagimet, kryesisht nga opozita. Deputeti Agron Gjekmarkaj i kërkon Presidentit dhe e këshillon atë që ta rikthejë në detyrë Edvin Shvarcin.

“Zoti President ktheje Shvarcin aty ku ishte, ky gjest mund të të merret për mirë, si gjest i njeriut që di të kuptojë gabimet e veta, këshillat e këqija dhe kërkesat mujshare. Korrigjimi i gabimit nuk është dobësi. Kur shembulli mungon në Presidencë, kur shteti goditet bash aty në ligj por edhe në mistiken e tij mbrojtëse për më poshtë mbetesh pa tekst”, thekson ndër të tjera Gjekmarkaj.

Deputeti Flamur Noka thotë se ai është shkarkuar pa ndonjë motivacion.

“Pas 19 vitesh punë në institucionin e Presidencës, ku shërbeu me profesionalizëm e korrektesë për 5 presidentë të ndryshëm, Edvin Robert Shvarc pushohet nga puna me një motivacion qesharak të shkruar në letër, pa i thënë një fjalë. Mungesë e madhe respekti nga Presidenti i Republikës ndaj një nëpunësi civil, i cili jeton me të ardhurat e kësaj pune në një apartament modest bashkë me zonjën dhe nënën e tij.

Lexo edhe :  Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike

Edvin Shvarc është shtetas shqiptar me prejardhje hebreje, zyrtar serioz dhe profesionist i rrallë.

Ky akt i shëmtuar njollos institucionin më të lartë të shtetit. Presidenti Begaj nxitoi të shfaqte veten pa mbushur muajin në detyrë”.

Edhe deputeti tjetër Edmond Spaho thotë se edhe pse Shvarc është një profesionist, për Presidentin këto cilësi nuk vlejnë.

“Këto cilësi nuk vlejnë për Presidentin katunar të Rilindjes. Duhet te jesh patronazhist qe te punësohesh. Kjo është Shqipëria e Edi Rimës dhe krijesës se tij Bajram Begaj”, shkruan ndër të tjera Spaho.

Të fundit

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Zelensky: S’iu japim tokë pushtuesve!

Volodymyr Zelensky ka dhënë një reagim të prerë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për takimin e tij me Vladimir Putin më 15...

Uells mistik: “Gjuha uellsiane është shtypur në mënyrë agresive”

Nga Claire Biddles “Shpesh merremi me gjëra thelbësore,” thotë këngëtarja Gwretsien Ferch Lisbeth, anëtare e grupit Tristwch y Fenywod. “Ndjesia e të qenit në një...

Ankorohet në portin e Durrësit jahti luksoz, furnizohet me 600 mijë litra karburant!

Në Portin e Durrësit ka mbërritur “Dragonfly”, një nga superjahtet më të jashtëzakonshme të viteve të fundit. Me një gjatësi prej 142 metrash, ky...

Lajme të tjera

Web TV