Turizmi në “kulmin” e vet, 1.4 milionë të huaj kanë vizituar vendin në 1 muaj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që i afrohemi fundit të sezonit turistik në vend, kryeministri Rama ka publikuar një shkrim promovues të CNN për rivierën shqiptare, i cili është pasqyruar me foto nga Ksamili. Rama shkruan në Facebook se ky sezon turistik është sezoni me mbulimin më të madh në mediat ndërkombëtare.

Klima duket mjaft pozitive dhe këtë e tregojnë shifrat më të fundit të publikuara nga Instituti i statistikave (INSTAT), ku sipas të dhënave më të fundit, rezulton se 1 milion e 403 mijë e 333 shtetas të huaj kanë vizituar vendin ton vetëm gjatë muajit korrik

Në këtë mënyrë, numri i shtetasve të huaj që kanë ardhur në vend gjatë pikut të sezonit turistik është 21.1 % më i lartë se një vit më parë.

Sipas të dhënave, në korrikun e këtij viti, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri janë  Spanja, e cila ka pasur rritjen më të madhe me 3,8 herë dhe Italia me 48,0 %, krahasuar me korrikun e vitit 2021.

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar gjatë muajit korrik të këtij viti janë  mbi 2 milionë. Tregues që  rezulton me një rritje 22,1 %, krahasuar me korrikun e 2021-it.

Sipas INSTAT-it, rreth 1. 3 milionë shtetas kanë deklaruar se qëllimi i ardhjes në Shqipëri është turizmi, duke përbërë kështu  97% të vizitorëve që kanë ardhur në vendin tonë gjatë korrikut.

Të fundit

Evi Kokalari publikon dosjen e zezë të Berishës: “Do e lexojë Donald Trump”

Evi Kokalari ka kryer një akt shumë të fortë politik dhe publik. Në një aksion të paprecendentë, aktivistja e...

Drafti i Kodit të ri Penal, reagon Bashkimi Europian

Bashkimi Europian shpreh shqetësim për draftin e Kodit të ri Penal të prezantuar dy ditë më parë. Delegacioni i BE në vendin tonë thotë...

Emocionet janë shkaku i dhimbjeve fizike? Guardiola hap një klinikë mjekësore!

Pep Guardiola, hyri në një projekt interesant së bashku me dy mjeke nga Katalunia. Guardiola po mendon edhe për jetën jashtë futbollit, dhe në muajt...

Trump: Do ndërtoj personalisht sallën e ballos për 200 milion dollarë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka parashikuar ngritjen e një sallë të re vallëzimi, brenda territorit ku ngrihet Shtëpia e Bardhë. Kjo...

Ishte heroi i kualifikimit, klubi suedez shpërblen Etrit Berishën

Etrit Berisha vendosi fatin e Haken në Europë, teksa eliminoi Anderlehtin e Besnik Hasit me pritje dhe gol vendimtar. Në shpërblim të performancës heroike,...

Lajme të tjera

Web TV