A u favorizua Tottenhami në short? Tifozët akuzojnë Yaya Touren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të enjten në mbrëmje u hodh shorti i Champions League, ku skuadrat mësuan kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

Gjatë hedhjes së shortit, Yaya Toure ishte përzgjedhur për të tërhequr goglat. Pas hedhjes së shortit tifozët kanë vërshuar në rrjetet sociale ndaj ish-mesfushorit të Barcelonës, i cili aktualisht është trajner i të rinjve të Tottenham.

Dhe londinezët përfunduan me grupin ndoshta më të mirë të shortit, duke rënë në grup me Eintracht Frankfurt, Sporting Lisbonën dhe Marseille-n.

Kjo bëri që tifozët e futbollit të vërshojnë Twitterin me pretendime qesharake se Toure në një farë mënyre e kurdisi shortin në favor të Spurs.

“Yaya Toure duke na nxjerrë grupin më të lehtë të mundshëm që Harry Kane të fitojë trofeun e tij të parë të Ligës së Kampionëve”.

“Yaya Toure tashmë një legjendë e Tottenhamit në librin tim”.

“A nuk bëri një punë të shkëlqyer Yaya Toure i Tottenhamit?”.

“Toure sapo manipuloi UCL-në para gjithë botës. Një grup i Ligës së Evropës në UCL”.

“Tottenham me Frankfurt, kaq me fat. Yaya manipulon shortin”.

Toure sigurisht që nuk u tërhoq nga deklarimi i mbështetjes së tij për Tottenhamin përpara se të realizonte shortin.

Duke folur në skenë, tre herë fituesi i Ligës Premier tha: “Do të doja të përfitoj nga ky rast për të falënderuar Tottenhamin. Ata janë fantastikë në klub. Ndihem sikur i përkas një familjeje. Është e jashtëzakonshme ajo që ata kanë bërë për mua”.

Të fundit

Korçë/ Mjeti përplas gruan me biçikletë, me urgjencë në spital

Aksident në unazë të qytetit të Korçës. Një mjet përplas një grua e cila ka qenë me biçikletë. Ambulanca ka marrë...

Përse po takohet Altin Dumani me zyrtarin e lartë të DASH?

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ndodhet këtë të martë në SHBA, aty ku pritet të ketë një takim të nivelit të...

11-vjeçari qëllohet për vdekje teksa po bënte sfidën në TikTok

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Amerikë ku një i mitur humbi jetën pas një sfide në TikTok. Mediat e...

Erdogan: Zelensky dhe Putin nuk janë gati për takim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ka folur si me homologun rus Vladimir Putin, ashtu edhe me atë ukrainas Volodymyr Zelensky dhe...

Premtimi i madh i Barcelonës: 2026 me sulmuesin e madh!

Përtej zhgënjimit për merkaton e dobët që klubi këtë verë, Hansi Flick ndihet pozitiv për faktin që katalanasit nuk lejuan shitjen e asnjë ylli...

Lajme të tjera

Web TV