Aksident i rëndë në Librazhd, kamioni përplas 7 makina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”.

Një kamion i tonazhit të rëndë është përfshirë në një aksident masiv, ku të paktën shtatë autovetura janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë, është bllokuar qarkullimi.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se kamioni që qarkullonte nga Librazhdi në drejtim të Elbasanit, gjatë një manovre të gabuar në tentativë për parakalim, është përplasur me një makinë, gjë që ka shkaktuar më pas përplasjen në varg.

Tre makina kanë pësuar dëmtime serioze, ndërsa katër të tjera dëmtime të vogla. Mësohet se një grua ka mbetur e dëmtuar nga përplasja.

Tre ditë më parë, në të njëjtin vend u përplasen dy autovetura dhe një furgon që tranportonte udhëtarë.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV