Dimri më i vështirë seç duket, europianët zgjedhin mes ushqimit dhe ngrohjes…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kriza energjetike, ka qenë kryefjalë e politikave evropiane në muajt e fundit, që pas agresionit rus në Ukrainë, i cili ndërlikoi situatën me furnizim me gaz të lëngshëm për pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Evropian.

Disa prej vendeve të unionit madje, si për shembull Spanja, Republika Çeke apo Sllovakia, kanë filluar tashmë të implementojnë një plan të tillë masash, ku parashikohet rritja e kondicionimit me vetëm 1 gradë Celsius, për të kursyer energjinë.

Mirëpo, duket se nuk do të ketë më hekurosje, por përdorim të kufizuar të furrës dhe dush në punë.  Kështu evropianët po përpiqen të kursejnë energjinë elektrike, por faturat e tyre po vazhdojnë të shtrenjtohen.

Teksa çmimet me shumicë për gazin dhe energjinë elektrike po rriten, miliona qytetarë në Evropë tani janë duke shpenzuar një sasi rekord të të ardhurave të tyre për energji, tregojnë të dhënat e reja.

Në lindje të Anglisë në qytetin Grimsbi, Philip Keetley, ka nisur që të mos përdorë kondicionerin në shtëpinë e tij, në kohën kur Britania këtë verë është përballur me valën rekord të të nxehtit. Ai vendosi që të mos përdorë më pajisjen për të ftohur shtëpinë e tij, pasi e pa që nuk do të mund t’ia dilte financiarisht.

“Kostoja e jetesës është rritur dhe megjithatë nga ju pritet që të jetoni me buxhetin kur nuk kishte krizë…. Unë ose duhet ta ndez ngrohjen ose të ha”, tha Keetley.

Qeveritë evropiane kanë nxituar që të ofrojnë ndihmë, por të dhënat tregojnë se ndihma e ofruar nuk ka bërë dallim të madh për amvisëritë. Këtë dimër, britanikët do të shpenzojnë një mesatare prej 10 për qind të të ardhurave të familjes për gaz, elektricitet dhe karburante të tjera që përdoren për ngrohje. Po ashtu, ata do të shpenzojnë për karburantet për makinat e tyre – kryesisht benzinë dhe naftë – dyfish më shumë sesa më 2021, thuhet në të dhënat e ofruar nga Carbon Brief.

Lexo edhe :  Biden me kancer, Trump i pamëshirshëm: Nuk më vjen keq për të

Në Bashkimin Evropian, familjet italiane dhe gjermane janë në mesin e familjeve të goditura më së keqi nga çmimet e gazit, thuhet në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Faturat e energjisë për një familje mesatare italiane – kryesisht për gaz dhe elektricitet – u rritën në 5 për qind të shpenzimeve totale të amvisërive në korrik të këtij viti nga 3.5 për qind sa ishin më 2019, thuhet në të dhënat nga kompania hulumtuese Prometeia. Në korrik, është shënuar niveli më i lartë i çmimeve bazuar në të dhënat e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që datojnë nga viti 1995.

Të fundit

Adoleshenti pësoi krizë të rëndë abstinence pasi prindërit i morën celularin

Një rast shqetësues ka ndodhur në zonën e Torinos, Itali, ku një adoleshent është shtruar në spital pasi ka...

Ndeshja Shqipëri-Serbi, FSHF publikon informacion për shitjen e biletave

Federate Shqiptare e Futbollit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me procesin e shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, që do të luhet...

Pamje kaotike, palestinezët sulmojnë 77 kamionë të OKB-së me ndihma

Një numër i madh njerëzish të uritur në Rripin e Gazës ndaluan, sulmuan dhe plaçkitën 77 kamionë që transportonin ndihmë humanitare nga Programi Botëror...

“Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin e Shqipërisë, destinacioni parajsor “Maldivet e Evropës”

Maldivet janë një nga destinacionet më të ëndërruara të pushimeve në botë dhe një zgjedhje popullore për çiftet që kalojnë muajin e mjaltit, shkruan...

Qytetarëve britanikë do t’u merren gjurmët e gishtave sa herë që vizitojnë BE-në

Qytetarët britanikë që udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian duhet t’i nënshtrohen kontrollit të gjurmëve të gishtërinjve sa herë që kalojnë nëpër portin e Doverit kur...

Lajme të tjera

Web TV