“Inter, çfarë mësimi”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën e sotme mediat sportive janë fokusohen tek rezultati i Lazio-Inter. Zhgënjen ekipi i Inzaghit duke humbur në Olimpico ndaj ekipit të Sarrit. Gjithashtu sot nis dhe java e 4 e sezonit futbollistik dhe do të kemi një përballje interesante mes Juve-Roma, ku do të zbulohet se cili ekip është vërtet favorit për titull.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

“La Gazzetta dello Sport” hapet me humbjen e Interit: “Inter, çfarë mësimi”. Lazio i jep leksion Interit në Olimpico. Djemtë e Sarrit fitojnë 3-1, me golat e Felipe Anderson, Luis Alberto dhe Pedro, kurse nga Interi shënoi Lautaro Martinez.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 27/08/2022

“Ky është Sarri” ka shkruar “Corriere dello Sport”. Lazio paraqitje përrallore, argëton dhe fundos Interin (3-1).Prima Pagina Corriere dello Sport 27/08/2022

“Tuttosport” fokusohet në ndeshjen e madhe të mbrëmjes së sotme mes bardhezinjve dhe Romës: “Dita e Dusan dhe Dybalas”. Sot në orën 18:30 Juve-Roma me rikthimin e Paulos si kundërshtar, i pritur me shumë dashuri nga tifozët.Prima Pagina Tuttosport 27/08/2022

“Nuk dua të zgjohem nga kjo ëndërr” është titulli i “AS”. “Të shkoja në Madrid ishte një nga vendimet më të mira të jetës sime”- kështu u shpreh ylli Luka Modriç në intervistën e fundit për AS, mesfushori duket shumë i lumtur në Madrid dhe kërkon të rrijë sa më gjatë.Prima Pagina AS 27/08/2022

“Mundo Deportivo” hapet me regjistrimin e francezet “Koundé më në fund”. Barça po pret sot ‘OK’ nga LaLiga për të regjistruar francezin, i cili nesër mund të jetë kundër Valladolidit.Prima Pagina Mundo Deportivo 27/08/2022

“Raúl 4.0” shkruan prestigjozja “Marca”. 7-shi mitik i Real Madridit nis projektin e tij të katërt tek Castilla-s.Prima Pagina Marca 27/08/2022

“Sport” ka shkruar “Kounde OK”. Francezi do të regjistrohet sot tek ekipi katalanas.Prima Pagina Sport 27/08/2022

Të fundit

Përplasen dy avionë në pistë, anulohen përkohësisht fluturimet

Një incident ka ndodhur në aeroportin e Mançesterit të premten mëngjes, kur dy avionë të linjës easyJet u përplasën...

Spanja në “luftë” me flakët, raportohet për 7 viktima nga zjarret

Spanja është duke u përballur me 14 zjarre të mëdha dhe autoritetet paralajmëruan të premten se “kushte të pafavorshme” po e bëjnë më të...

“Rreziqet janë të larta” Trump niset drejt Alaskës

Trump është nisur me aeroplanin qeveritar në Bazën e Përbashkët Andreës pranë Uashingtonit. Bëhet e ditur se Trump është nisur për në Alaska. Trump postoi...

Sa zjarrvënës jemi?

Fatos Çoçoli Sikur të mos mjaftonte korriku 2025 me zjarret e shtuara 15 herë në krahasim me korrikun 2024, po kalojmë edhe në këto dy...

Goditje e fortë! Arrestohet kryebashkiaku opozitar dhe 43 zyrtarë të tjerë

Autoritetet turke arrestuan sot kryetarin e një bashkie të rëndësishme të Stambollit, së bashku me rreth 43 zyrtarë të tjerë, duke e zgjeruar fushatën kundër...

Lajme të tjera

Web TV