Po eksploronte zonën në këmbë, turistja ngec mes shkëmbinjve në Gramsh

Një turiste nga Peruja është bllokuar midis shkëmbinjve pranë Ujëvarës së Sotirës në Gramsh.

Policia thotë se duke eksploruar me këmbë zonën, ka mbetur e bllokuar midis shkëmbinjve, për shkak të terrenit të vështirë e të thepisur.

Punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e turistes nga terreni i vështirë ku ishte bllokuar, të cilës, më pas, i është ofruar shërbimi mjekësor dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë

Gramsh / Përkushtim dhe sakrificë për t’u ardhur në ndihmë turistëve, vizitorëve dhe pushuesve në të gjithë vendin, që gjenden në vështirësi të ndryshme.

Iu rrezikua jeta, si pasojë e ngecjes midis shkëmbinjve, shërbimet e Policisë së Gramshit i vijnë në ndihmë turistes nga Peruja.

Më datë 27.08.2022, në vendin e quajtur “Ujëvara e Sotirës”, 1 turiste nga Peruja, duke eksploruar me këmbë zonën, ka mbetur e bllokuar midis shkëmbinjve, për shkak të terrenit të vështirë e të thepisur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimet mbështetëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishte mbetur e bllokuar turistja.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe punës së mirorganizuar, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e turistes nga terreni i vështirë ku ishte bllokuar, të cilës, më pas, i është ofruar shërbimi mjekësor dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

DVP Elbasan fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.