Goditi me shkelma në gjoks policin e zonës, zbardhet dosja e “gangsteres” së Bilishtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Deizi Arapi, “gangsterja” nga Bilishti që kundërshtoi punonjësit e policisë së komisariatit Devoll, nuk është liruar nga ndjekje penale siç deklaroi në rrjetet sociale, por vijon të jetë ebde nën hetim nga prokuroria e Korçës, për akuzën e “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

28-vjeçarja Arapi në mesnatën e 23 gushtit, u arrestua në qëndër të qytetit të Bilishtit, pas një përplasje verbale me punonjësit e policisë së këtij qyteti.

Arapi goditi me kokë dhe shkelma në gjoks, specialistin e zonës Kostandin Temo, dhe më pas kundërshtoi me forcë të gjithë anëtarët e patrullës së policisë.

Por në 28 gusht, Dezi Arapi, ka dalë para gjykatës së Korçës, ku është njohur me masën e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në polici”, masë kjo e kërkuar nga prokurori Dashnor Nure dhe miratuar më pas nga gjyqtari i gatshëm, Arben Lera.

Kjo masë sigurimi është kërkuar dhe nga mbrojtësi i Deizi Arapit, avokati i njohur Nevzat Tarelli, i cili gjatë argumentimit ligjor kërkoi deklarimin e paligjshëm të arrestimit nga policia të klientes së tij, Deizi Arapi.

Por prokurori Nure, kundërshtoi avokatin duke deklaruar para gjykatës se arrestimi i Deizi Arapit është kryer në flagrancë, gjatë kryerjes së veprës penale dhe policia shoqëron dhe arreston këdo individ që konstatohet në flagrancë duke kryer një vepër penale.

Në fund të diskutimit në seancën gjyqësore, gjyqtari Arben Lera, vendosi që Deizi Arapi të lirohet nga qelia, por 28-vjeçaria detyrohet të paraqitet dy herë në muaj në orën 10:00 pranë një oficeri të policisë në komisariatin e Devollit.

Sipas dosjes hetimore më datën 23 gusht rreth orës 24:00, një grup të rinjsh, mes të cilëve edhe shtetasja në hetim Deizi Arapi, kanë qënë në qendër të qytetit të Bilishtit.

Ata bërtisnin dhe ulërinin nën zhurmën e një kasetofini të ndezur që ndodhej në automjetin me targa AA032BB, pronë e shtetases në hetim.

Lexo edhe :  Takimi i Laert Haxhiut me modelen, ish-drejtori i burgut nën hetim!

Aty kanë shkuar disa punonjës policie, të planizuar me shërbim patrullë. Ata kanë shkuar drejt grupit të të rinjve dhe u kanë kërkuar të ulin tonet pasi shqetësonin në mes të natës banorët përreth.

Kërkesës së punonjësve të policies, Deizi Arapi, i është kundërpërgjigjur me fjalë fyese në drejtim të punonjësve të policisë.Ajo nuk ka pranuar të ulë volumin e kasetofonit.

Ndërsa punonjësit e policisë i kanë kërkuar asaj të shkonte me ta në Komisariat, por ajo nuk ka pranur.

Për këtë arsye policiët kanë kryer shoqërimin e saj në komisariat. Në momentin që kanë hyrë në automjetin e policisë me targa MB181AA, Deizi Arapi, ka vazhduar t’i kundërshtojë policët dhe ka goditur me kokë dhe shkelma në gjoks, punonjësin e policisë Kostandin Temo.

Gjatë hetimeve të kryera është kërkuar ekspertimi mjeko-ligjor për punonjësin e policisë Kostandin Temo.

Ndërsa në pyetje janë marë dhe punonjësit e tjerë të policisë si Marsel Spaho, Daniel Gora, Eljo Ago dhe Kostandin Temo, të cilët kanë treguar ngjarjen se çfarë ka ndodhur mesnatën e 23 gushtit.

Mes personave të shoqëruar ka qënë dhe motra e Deizi Arapit, Xhesika Arapit, e cila pasi u pyet në polici është lënë e lirë.

Motrat nga Bilishti, e cilësojnë veten si “gangsteret” e zonës. Ndërsa nëna e tyre, rreth një vit më parë, ka kërkuar ndihmë ekonomike përmes një televizioni.

Luljeta Përbasha, diku këngëtare e njohur, kërkonte nga fondacione apo biznesmenë, që të kontribuonin sado pak dhe ti siguronin një shtëpi të vogël me kushte normale.

Luljeta Përbasha, nëna e vajzave, e cila ka qenë këngëtare në Mirditë, shprehej se vajzat i ishin larguar nga banesa dhe kishin marrë rrugët për shkak të kushteve jo të përshtatshme, dërsa bashkëshorti i saj prej vitesh dergjej në krevat, pasi ishte i paralizuar.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV