Media zvicerane ‘jehonë’ Sarandës, Rama: Shqipëria renditet e para për pushime në shtator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk përbën më habi që mediat e huaja të shkruajnë për vendin tonë, për turizmin apo veçantitë e tokës shqiptare. Kësaj here, prestigjiozja që po ‘mahnitet’ nga bukuritë përrallore të rivierës shqiptare është media zvicerane, “20 Minutes”.

Së fundmi kryeministri Edi Rama ka publikuar një artikull të tyre, kushtuar turzimit, ku renditet Saranda ne vendin e parë për të kaluar pushimet e shtatorit.

“20 Minutes”, një media shumë e njohur zvicerane, në një artikull të fundit të saj iu sugjeron lexuesve që të vijnë për pushimet e shtatorit në Shqipëri🙏

Shqipëria renditet në artikull si destinacioni i parë i preferuar, krahas Stambollit, Hieres në Francë, Algraves në Portugali dhe Kalabrisë në Itali🙏” shkruan kreu i Qeverisë, Edi Rama.

Shkrimi në “20 Minutes”:

5 destinacione ku të shijoni detin në shtator

Dielli, kuzhinë e shijshme, bukuri piktoreske dhe çmime të përballueshme. Këto pika janë bërë për të shijuar fundin e verës.

Koha e kthimit në shkollë nuk ka ardhur ende! Shtatori është, në shumë mënyra, një nga periudhat më të mira të vitit për të shijuar pellgun e Mesdheut. Pas valës së të nxehtit, temperaturat mbeten mjaft të buta për not, kuzhina është e shijshme, vala e madhe turistike ka kaluar dhe çmimet po bien. Këtu janë pesë destinacione evropiane për t’u vizituar.

Saranda është një qytet port në jug të Shqipërisë, afër kufirit me Greqinë. Duke marrë rrugën që të çon në Ksamil, një fshat simpatik në një gadishull, mund të shihni Korfuzin nga larg. Vendi është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Edhe më në jug, vizitoni (qasje me varkë) dy ishuj të vegjël: Stilitin dhe Tongo.

Të fundit

Reagimi nga SHBA: Kosova nuk është partner i besueshëm

“Kosova po humb mundësi si pasoje e ngërçit politik në vend.” Ky është qëndrimi i të ngarkuarës me punë në...

Ledri Vula tërheq vëmendjen e aktores turke në Sunny Hill/Reperi i përgjigjet në turqisht

Sunny Hill Festival përmbylli me sukses edicionin e sivjetmë, duke sjellë në skenë emra të njohur dhe performanca të paharrueshme për një publik të...

Historia e Amirit që tronditi botën/ Familja ende po kërkon trupin e tij

Familja e një djali 10-vjeçar i cili u vra ndërsa përpiqej të merrte ndihmë nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga Izraeli...

SHBA, shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në Nju Jork, dy viktima brenda një jave

Një tjetër vdekje – në zonën e Harlemit – nga shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve u konfirmua nga Autoritetet e Nju Jorkut, ndërsa në...

Thirrjet antishqiptare, arrestohet një person i dyshuar në Kumanovë

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njoftoi sot (5 gusht) arrestimin e një personi dhe shoqërimin e disa të tjerëve, pas...

Lajme të tjera

Web TV