Pas Ben Lazes, Dumani nxjerr në SPAK një ish-kryetar Komune e vëllain

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Nuredin Dumani, një nga bashkëpunëtorët më të rendësishëm të momentin që prokuroria e posaçme ka në dorë, ka nxjerë emra të tjerë, ku këtë herë ka përmendur një ish-funksionar të administratës publike.

Ish-zyrtari që dikur ka drejtuar komunën Karinë në zonën e Peqinit, është duke u verifikuar nga prokuroria e posaçme SPAK, pasi ka të dhëna domethënëse se shtëpia e tij, ka shërbyer si bazë për fshehjen e makinave të vjedhura, që përdoreshin për vrasje nga grupi kriminal i Nuredin Dumanit.

Bashkë me ish-kryetarin e Komunës Karinë, Dumani ka treguar për prokurorët se protagonist ka qënë dhe vëlla i tij, i cili në vrasjen e Marsit 2020 të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, ka ndihmuar njërin nga dy autorët, Eljo Bitrin, të largohet pasi ky i fundit braktisi makinën e krimit, në “Bishti i Zhurit” Rrogozhinë.

Sipas burimeve nga prokuroria SPAK, ish-kryetari i Komunës dhe vëllai i tij, që siç mësohet mbajnë mbiemrin Juba, përmenden në dy momente nga Nuredin Dumani.
Atë të vrasjes së Emiljano Ramazanit ose siç njihej ndryshe si “Ili i Elbasanit” të ndodhur në 20 korrik 2020 dhe vrasjen e dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë të ndodhur në 2 Mars 2020.

Dumani mësohet tu ketë treguar prokurorëve se makinën e vjedhur që përdorën në vrasjen e Emiljano Ramazanit, fillimisht e kanë fshehur në garazhin e një vile tre katëshe, në fshatin Karinë të Peqinit.

Sipas bashkëpuntorit të prokurorisë, vila ishte pronë e një ish-kryetari komune me mbiemrin Juba, ndërsa pohon se automjeti “Passat”, ka qëndruar 3 ditë në këtë garazh dhe më pas, është çuar drejt zonës së Metalurgjikut, në magazinat e Arben Lazes, në Elbasan.
“…drejtues në mjetin “Passat” ka qënë Eljo Bitri dhe e kemi çuar në fshatin Karinë. Makinën e kemi futur garazhin e një vilë 3 katëshe, e cila ishte e një shtetasi me mbiemrin Juba, që me sa di ka qënë kryetar Komune. Pas rreth 3 ditësh qëndrim në këtë garazh, më ka telefonuar Eljo Bitri, duke më thënë që të merja makinën “Passat” dhe të çoja tek magazina e shtetasit Arben Laze në Metalurgjik, Fushë-Mbret…”-mësohet të ketë deklaruar Dumani.

Lexo edhe :  Megaoperacioni Itali-SPAK, në kërkim vëllai i truprojës së Sali Berishës!

Këto të dhëna kanë shërbyer për SPAK, që të verifikojnë pozicionin e ish-kryetarit të komunës Karinë, në raport me grupin kriminal të Dumanit që kryente vrasje me pagesë.
Por të dhënat e rastit të parë janë përforcuar akoma më tepër dhe në një episode tjetër, atë të një vrasje të dyfishtë të ndodhur në Durrës.

Bashkëpuntori i ka treguar SPAK, se teksa Henrik Hoxha dhe Eljo Bitri kanë vrarë me porosi të tij, Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë, Bitri është larguar me makinën e krimit drejt Rrogozhinës, ku dhe e ka djegur atë.

“…pasi Eljo Bitri, e ka djegur makinën tek vendi i quajtur “Bishti i Zhurit”, është pritur aty në një xhep të autostradës nga një kushëri i vet, që nuk ja di emrin. Por vëllai i këtij personi ka qënë kryetar komune…”-ka deklaruar Nuredin Dumani.
Jo më larg se 10 ditë, u zbulua dhe emri i ish-presidentit të Sport Klub Elbasanit, Arben Laze, si person që kishte ndihmuar grupin e vrasësve për fshehjen e makinës tip “Passat”, që u përdor në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit.

SPAK, vijon të hetojë këtë dosje dhe prej muajit Prill, e deri më sot ka rimarë disa herë në pyetje Nuredin Dumanin, i cili ka treguar dhjetëra emra që kanë bashkëpunuar me të në aktivitete kriminale si vrasje, vendosje tritoli, dhunim personi, vjedhje dhe grabitje me armë të bizneseve të ndryshme.
Në valën e parë të operacionit “Plumbi i Artë” të kryer në 18 Maj, SPAK arrestoi 19 persona, ndërsa 13 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të fundit

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League....

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes me një bashkëpunëtor të drejtësisë...

Lajme të tjera

Web TV