U kap te Uzina e Gramshit, ukrainasi ‘refuzon’ burgun: Nuk dua të humbas vitin e shkollës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Elbasanit i ka lënë në burg tre të hetuarit për rastin e Uzinës Ushtarake të Gramshit në Shqipëri, ku dy ushtarë shqiptarë u plagosën dhe dy shtetas rusë e një ukrainas u akuzuan nga Prokuroria e Elbasanit për spiunazh si edhe për ushtrimin e dhunës ndaj punonjësve të shtetit.

Mirëpo, Fedir Alpatov, ukrainasi ka ankimuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ duke kërkuar një masë më të lehtë. Në dokumentin e siguruar nga Shqiptarja.com, Alpatov kërkon që të lihet në ‘detyrim paraqitje’ dhe jo në burg deri në përfundim të hetimeve.

Ai thotë se duhet të vazhdojë shkollën që të mos humbasë vitin, duke theksuar se nuk ka asnjë rrezikshmëri për t’u arratisur.

Avokati i tij, Saimir Vishaj thotë se ndalimi i tij ka qenë jo i drejtë pasi, Alpatov nuk është spiun, por një njeri që ka hobi fotografimin e bunkerëve dhe reparteve të braktisura.

“Nuk ka qenë në vendin e ngjarjes kur është hedhur Spraj neoparalizues dhe së dyti nuk ka asnjë lidhje me asnjë agjenci spiunazhi, qëllimi i vërtetë i ardhjes në Shqipëri ka qenë për hobi për të shkuar në vendet ish-komuniste dhe fotografimi i bunkerëve apo reparteve të braktisura duke i nxjerrë më pas në rrjetet sociale, instagram. Në Shqipëri ndodhej për pushime ku lekët e sekuestruara prej 6000$ ia kishte dhënë mamaja e tij, Ilona për pushime të cilat janë sekuestruar”, vijon dokumenti.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV